Fjalori
ANE

ANÉ,~JAI f. sh. ~, ~TË krahin. 1. Nënë, e ëma. Aneja ime.
2. Grua e moshuar me mendime dhe me sjelljevjetruara, prapanike. Mos e dëgjo anenë, i është ndalur ora.
Sin.: gjyshe, loke, nënëgjyshe, nënëloke.

ANE

ANÉ,~JAII f. sh. ~, ~TË vjet. Apartament, banesë, godinë. Meremetoi anenë. Blemë një ane.

ANË

ÁN/Ë,~AI f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pjesa e një sendi ose e një vendi, që gjendetlarg nga mesi i tij; skaj, buzë, pjesa ku mbaron sendi a vendi; pjesa e majtë a e djathtë e një sendi, e një objekti ose e një vendi, krah. Ana e djathtë (e majtë). Ana e arës (e lumit). Ana e pëlhurës (e lakrorit). Anët e një barazimi (mat.). Në anën e rrugës (e tryezës). Në (nga) të gjitha anët. Sa nga një anëtjetrën. Kthehem nga ana tjetër. Marr anët qethem anash. U morën anët u morën krahët, i rrethuan. Nxjerranë. Anë për anë buzëbuzë. Më një anë mënjanë.
2. Hapësira a trualli në një krah ose afër skajeve jashtë kufijve të një sendi a vendi; hapësira a vendi në një drejtimcaktuar, si edhe vetë ky drejtim. këtë anështëpisë (të fshatit). Nga ana e malit. Katër anët e horizontit. Ana e shiut (e mesditës) jugu. Ana e borës veriu. Ana e diellit lindja. Ana e detit perëndimi. Më atë anë matanë. Anë e më anë anembanë. Në të katër anët kudo, në çdo vend. Ngakatër anët nga çdo vend, ngagjitha drejtimet; në të gjitha vendet ose drejtimet. Anë e kënd (skaj, e cekë) anekënd.
3. E ndarë në një banese a në një shtëpi; dhomë, kthinë. Sa anë keni? Anë e vogël (e madhe). Fleanën e gjyshes.
4. Faqe e një trupi, njëra nga sipërfaqet kufizuese të një sendi. Ana e mbarë (e prapme, e pasme). Ana e kundërt (e murit). Ana e sipërme (e poshtme). Ana tjetër. Anë mali. Ana e padukshme e Hënës. Anë më (për) anë tejpërtej, tejendanë.
5. Krahinë, vend, vis. Në (nga) anët tona. Në ato anë. Banorët e atyre anëve. Është nga ana jonë. Është i asaj ane.
6. Skaji më i largët i një vendi, i një hapësire; fundi, mbarimi i diçkaje. anëdheut (të botës). S’ka anë. Pa anë e pa fund. Nuk i gjendet ana. Në anëanës shumë larg. Nga ana e anës nga vise shumëlargëta.
7. Palë, njeri a grup njerëzish, që i kundërvihen një pale ose një njeriu a grupi tjetër. Anët kundërshtare. Ana paditëse. Ana e djalit (e vajzës). Ana jonë (e atyre). Në anën e popullit. Marr anën e dikujt radhitem përkrah një tjetrimendime e veprime, bëhem me dikë.
8. Anësi, pajë, hatër. I mban anën dikujt ia ka hatërin. Mban anë. Kam anë mbajnë pajë, më përkrahin, më mbështesin, më ndihmojnë.
9. Pjesë përbërëse e diçkaje, element i një çështjeje, i një vepre etj.; tipar, veçorikarakterizon diçka. Anët e mira (e dobëta, e këqija, e errëta). Ana praktike (formale, teorike). Ana politike (shoqërore, ekonomike, etike, morale.) Ana objektive (subjektive). Ana fizike (trupore, shpirtërore, mendore, ndjenjore). Ana tjetër e çështjes. Zëvendës për anën mësimore (shkencore, administrative).
10. Pikëpamje; kënd vështrimi. Nga ana e jashtme (e brendshme). Nga ana parimore (teknike). Nga ana sasiore. Nga çdo anë.
11. Gjysma e barrëskafshësngarkuar, njëri krah i barrëskafshës. Ana e mushkës. I ngre (i mbaj) anën. E ha ana i rëndonshumë njëra gjysmë e barrës, i varet barra nga njëra anë.
Anë më (për) anë tejpërtej, tejendanë; nga çdo anë. anëanës shumë larg; s’dihet se ku; fundbotës; në anëdheut. Nga ana e anës nga vise shumëlargëta; ngagjitha anët. Në atë anë fli! iron. mos e fli mendjen, nuk është ashtu si kujton ti; mbaj po deshe atë mendim a qëndrim e pritkot; në atë krah fli! iron. anëdheut shumë larg; diku shumë larg; fundbotës; në anëanës. Pa anë e pa fund (pa fund e pa anë) shumë i gjerë, që s’ka kufi, i pamatshëm; pa cak e pa anë. Ana e keqe euf. djalli; i paudhi. Pa anë e pa krye (diçka) shih pa anë e pa fund. Nga një anëputh e nga tjetrakafshon (dikush) keq. është njeri me dy faqe, që hiqet në sy sikur të do, kurse nga ana tjetër ta bënkeqen; vret natën e të qan ditën; ditënlëpin këmbët e natënngul dhëmbët. anën tjetër të barrikadës libr. në anën e kundërshtarit; në kampin e armikut. Ana tjetër (e kundërt) e medaljes libr. e kundërta e asajduket ose që njihet a që pranohet si e vërtetë; ana tjetër e çështjes; pjesa më e keqe a vetia më e dobët e diçkaje. Bluan mbi anët (dikush) keq. shih i tërheq (i heq) kërraba nga vetja (dikujt). Pa *cak e pa anë. Dalanë shpëtoj nga një gjendje e keqe; kapërcej një vështirësi; dalbreg; ia dalkrye (diçkaje). S’do t’ia dijë (s’dëgjon) nga ajo anë (dikush) nuk i bën përshtypje a nuk i trembet fare diçkaje; nuk i intereson a nuk e shqetëson fare asgjë; nuk çan kokën. Dy anët e një medaljeje libr. dy njerëznjëjtë a dy gjëranjëllojta, të lidhur ngushtë, që s’mund t’i dallosh e s’mund t’i shkëputësh. Fut *ujë në të katër anët (diçka). Ia gjej anën (diçkaje). 1. Gjej mjetin a mënyrën për të zgjidhur diçka a për të mbaruar një punë; ia gjej veglën; ia gjej vjegën; ia gjej rrëfanën; ia bëj rrethin. 2. (dikujt). Gjej rastin për të kërkuar diçka prej një njeriu a për t’i bërë diçka atij; gjej mundësinë a kohën e përshtatshme. S’ia gjej (dot) anën (diçkaje) nuk di nga t’ia nis një pune; nuk ia dal dot mbanë, nuk e kryej dot një punë; s’ia gjej (dot) fillin. Nuk i gjendet ana. 1. (diçkaje). Është shumë e gjerë diçka, është e pakufishme, s’i duket fundi. 2. Nuk ke ku e kap; është bërë copë-copë (për rrobat etj.). 3. (dikujt). Nuk kuptohet dikush ç’është; nuk dihet ç’bën a ku ndodhet. Më ha ana (më dikë). 1. Prirem, anoj nga dikush; heq ana (më dikë); i mbaj anën (dikujt). 2. Kam dyshim te dikush për diçka. heq ana (më dikë a më diçka) prirem, anoj nga dikush a nga diçka; më ha ana (më dikë); i mbaj anën (dikujt). Nuk ka anë e udhë (diçka) nuk gjen dot arsye për ta shpjeguar, nuk përligjet; nuk mundpranohet, nuk ka kuptim; nuk ta rrok (nuk ta kap) mendja. S’ka anë e vend (dikush) e dua shumë, është shumë i shtrenjtë e i dashur për mua; e kam dritë në sy (dikë); e kam shpirt (dikë); e dua (e ruaj) si dritën e syrit (e syve) (dikë). Në të katër anët kudo, në çdo vend; gjithandej; te lind e te perëndon. Ngakatër anët nga çdo vend, ngagjitha drejtimet; gjithandej. Në të katër anët e botës (e dheut) kudo, në çdo vis, në gjithë botën; te lind e te perëndon. Ngakatër anët e botës (e dheut) nga çdo vis, ngagjitha vendet, nga gjithë bota. E kthen *pjatën ngakatër anët (dikush) keq. Marr anën (e dikujt) bëhem me dikë, radhitem përkrah tij, e përkrah, e ndihmoj a e mbroj; i mbaj anën (dikujt); i bëhem (i dal) krah (dikujt); mbaj (marr) krahun (e dikujt). merr ana. 1. Anohem padashur, përkulem anash gati për t’ u rrëzuar; më ha ana. 2. Bie nga shëndeti; plakem e rrëgjohem. I marr anët (dikujt) shih i marr krahët2 (dikujt). Ia marr anën (diçkaje) shih ia marr dorën (diçkaje). E mori me anë (dikë) ia mbushi mendjen a e zbuti duke e marrë me të mirë e me lajkavazhdueshme, ia ktheu mendjen urtë e butë, e bindi dhe e bëri për vete; e bëri që t’ia plotësojë dëshirën a kërkesën, të pranojë diçka, të ndryshojësjellje etj.; ia hëngri kokënII (kryet) (dikujt); ia hëngri zemrën (shpirtin). I ka marrë *pisha nga të dy anët (dikujt a diçkaje). Mban anë (dikush) nuk është i paanshëm; nuk është njeri i drejtë, përkrah zakonisht pa të drejtë dikë; mban hatër; mban pajë. I mbaj anën (dikujt) e përkrah dikë, mbështet mendimet e veprimet e tij; e mbroj zakonisht pa të drejtë; marr anën (e dikujt); heq ana (më dikë); i mbaj pajë; e mbaj me hatër (dikë). I mbajnë anën e lëmshit (njëri-tjetrit) iron. nuk ndahen nga njëri-tjetri, mbajnë shoku-shokun, përputhen e pajtohen njëri me tjetrin; i kanë pipëzat (pipat) bashkë; kanë lidhur pizgat (në një) mospërf. I është nxehur *masha në të dyja anët (dikujt). E nxjerranë. 1. (dikë a diçka). E shpëtoj nga një e keqe, e ndihmojkapërcejë vështirësitë. 2. (diçka). E përfundoj, e çoj derifund, e kryej me sukses. I pret *shpata (palla, kordha) ngadyja anët (djathtas e majtas) (dikujt). Nuk i pret *tehuasnjë anë (në asnjërën anë) (dikujt). I pret *thika (vetëm) në njërën anë (dikujt). S’pyet nga ajo anë (dikush) s’ka frikë a nuk do t’ia dijë fare për diçka; nuk i trembet asgjëje. Nuk shkon asaj ane (në atë anë) (dikush) nuk merret fare me diçka, nuk e cek fare, as nuk i vete mendja ta prekë a ta zërëgojë; e anashkalon. Tërheq nga ana e vet (dikush) shih i tërheq (i heq) kërraba nga vetja (dikujt). S’më vajti as në një anë (një ushqim a pije) hëngra, por nuk u ngopa; hëngra pak, dua edhe më për të ngrënë; s’më vajti as në një vesh. E vuri kapuçin në një anë (dikush) shih e hedh (e vë) qeleshen (festen, kapelën, kësulën, takijen) mbi sy.

ANË

ÁN/Ë,~AII f., tekst. Fill mëndafshi a pambuku jo shumë i trashë, që përdoretendjetepër për pjesët anësorepëlhurave dhe për vijat e zbukurimeve. Anë e bardhë (e kuqe). Anë mëndafshi (pambuku).

ANË

ÁN/Ë,~AIII f. sh. ~Ë, ~ËT Enë që shërben për të mbajtur ujë, qumësht, kos, turshi etj. Anë uji (qumështi). Mbusha anën te kroi. Vura kosinanë. Lau anët.
Sin.: fuçi, bulirë, bucelë, shekë, vedër, tinar, testi.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: AN
AN

AN,~II m., anat. Organ i gruas dhe i femrësgjitarëve, ku zihet e zhvillohet pjella, shtrati, këmishambështjell pjellën. Ani i fëmijës. I bie (i shket) ani. Ngre anin. Shkolitja e anit. I ra ani. Çarje e anit. Zhdirgjje (zbritje) e anit. Gjendja e anit. Ekografia e anit.
Sin.: an, pëlhurë, placentë, qërojsë, shtrat, këmishë.

AN

AN,~III m. sh. ~E, ~ET Vendi ku lidhen dy eshtra, njëra me tjetrën, kyç. Ani i duarve (i këmbëve). Sëmundjet e anit. dhëmb ani. Lëndoj anin.
Sin.: kyç, nyjë, artikulacion.

AN

AN,~IIII m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Crotophaga ani) Lloj zogu, i familjes së qyqeve, me madhësi mesatare, me pendëzeza, me një bishtgjatë e sqep të zi, që fluturon ngathët, por që vrapon mirë dhezakonisht ushqehettokë.


Rezultate të ngjashme

ANÉKS,~E mb. Që shërben si shtojcë, që shërben si pjesë plotësuese e diçkaje. Ndërtesë anekse. Dhomë anekse. Pasqyrë (shkresë) anekse. Dokument aneks.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ANÉKS,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pjesë ndërtese ose një godinë e vogël, që i shtohet ndërtesës kryesore; pjesë plotësuese që i shtohet një dhome. Aneksi i shkollës. Anekset e fabrikës. K…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ANEKSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Bashkëngjitje e një territori në mënyrë paqësore ose të dhunshme një territori tjetër, zakonisht pa marrëveshje. Aneksim i ligjshëm (i paligjshëm). Aneksi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ANÉM,~I m. sh. ~E, ~ET Çikrik i tjerrëses, rreth që rrotullohet zakonisht me këmbë dhe që përdoret për të dredhur me dorë a për të mbështjellë fillin e leshit, të pambukut etj.; p…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ANEMÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. mjek. Mungesë e hekurit ose e qelizave të kuqe në gjak, që çon në dobësi, lodhje dhe probleme të tjera shëndetësore; dobësim i përgjithshëm i organizmit n…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ANEMÍK,~E mb. 1. mjek. Që vuan nga anemia; që është i dobët e i zbehtë për shkak të pagjakësisë. Fëmijë anemik. Fytyrë anemike. Trajtim anemik. Pacient anemik.2. fig. Që i mungon g…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ANÉS/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Përkulje; mënjanim. Anesë e fortë. Anesë e krahëve (e kokës). Anesë nga e majta.2. Mbështetje, përkrahje. Ai punon pa anesë. Mos i jep anesë!

Shfaq përkufizimin e plotë →

ANÉS/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Dobësi, plogështi, lodhje. 2. Çlirim, lirim, lehtësim nga një sëmundje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ANÉZ/Ë,~A f., bot. (lat. Pimpinella anisum) Anason. Fara e anezës. Vaj aneze.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.