Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANDRÁG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT mit. 1. Qenie e mbinatyrshme, e përfytyruar zakonisht si një njeri me brirë, me fuqi të errët që shihet si simbol i së keqes; kafshë e zezë; e ligë, e keqe. E kishte rrokur andraga. Të marrtë andraga. Është vetë andraga.
2. fig. E ligë, e keqe. Çfarë andrage ke?
✱Sin.: djall, dreq, shejtan, lanet, qoftëlarg.
ANDRAGÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT soc. Ai që merret me edukimin dhe arsimimin e të rriturve Ekspert i andragogjisë;. Andragog me përvojë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANDRAGÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET soc. Ajo që merret me edukimin dhe arsimimin e të rriturve; specialiste e andragogjisë;
Shfaq përkufizimin e plotë →ANDRAGOGJÍ,~A f., soc. Shkenca që merret me teorinë dhe praktikën për të mësuar të rriturit ose për të ndihmuar të rriturit të mësojnë; teoria, metodat dhe praktikat e të nxënit dh…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANDRAGOGJÍK,~E mb., soc. Që ka të bëjë me arsimimin dhe edukimin e të rriturve; që ka të bëjë me andragogjinë, i andragogjisë. Didaktika andragogjike.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë