Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANDÁNTE ndajf., muz. Duke e ekzekutuar një pjesë muzikore as shpejt, as ngadalë; lehtë, matur, shtruar. Luaj andante. Me ritëm andante.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANDÁNT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET muz. Pjesë muzikore, që luhet me temp, as të ngadaltë, as të shpejtë. Ekzekutim mbresëlënës me andande.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANDÁQ,~E mb., krahin. 1. Që është i dhënë shumë pas diçkaje (pas punës, pas shëtitjes, pas kinemasë, pas veshjes, pas muzikës etj.). Djalë andaq. Notues andaq. Futbollist andaq.2. …
Shfaq përkufizimin e plotë →ANDÁQ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. 1. Ai që është i dhënë shumë pas diçkaje. Andaq futbolli. Andaq noti. Andaq skijimi. Andaq kërcimi. Andaq filmi. Andaq gjuetie.2. Ai që është i qejf…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANDAQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET krahin. 1. Ajo që është i dhënë shumë pas diçkaje.2. Ajo që është e qejfit dhe e haresë, andatare. Andaqe kërcimi. Andaqe e ahengut.✱Sin.: meraklie, qejf…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANDARÉ,~JA f., krahin. Nxitim; shpejti. E kishte me andare.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANDÁRT,~E mb., hist. Që ka të bëjë me çetat e komitëve grekë që ishin në shërbim të shovinistëve; që është karakteristik për to, që është i andartëve. Çeta andarte. Armë andarte. V…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANDÁRT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. Pjesëtar i çetave të komitëve grekë që ishin në shërbim të ushtrisë e të qeverisë shoviniste greke. Përleshjet me andartët. Andart mizor. Ishte plago…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANDATÁR,~E mb. Që i shkon pas qejfit, kënaqësisë, argëtimit. Çun andatar. Grua andatare. ✱Sin.: andaq, merakli, qejfli, gaztor, zbavitës, argëtues, ahengtar.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANDATÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është i qejfit, i haresë, andaq. Andatar gaztor. Kitarës i binte andatari.✱Sin.: andaq, merakli, qejfli, gaztor, zbavitës, argëtues, ahengtar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë