Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANATOMIZÍM,~I m., mjek. 1. Veprimi kur anatomizoj ose kur anatomizohet një trup a diçka.
2. Studimi e hulumtimi i ndërtimit të një trupi me anë të hapjes ose prerjes kirurgjike. Anatomizimi i trupit. Nuk u krye anatomizimi. Anatomizim i thellë.
3. Analizim, zbërthim, shqyrtim. Filozofia e tij mbështetet në anatomizimin e koncepteve morale.
ANATOMÍ,~A f., mjek. 1. Shkenca që studion ndërtimin, formën dhe zhvillimin e organizmave të gjalla; ndërtimi i organizmit të gjallë ose i organeve të tij. Lënda e anatomisë. Anato…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANATOMÍK,~E mb., mjek. Që ka të bëjë me anatominë; që i përket anatomisë; që ka të bëjë me ndërtimin e organizmave të gjallë. Atlas anatomik. Studim anatomik. Gjenetika anatomike. …
Shfaq përkufizimin e plotë →ANATOMÍST,~E mb., mjek. Që ka të bëjë me anatominë, që i përket anatomisë, i anatomisë. Metoda anatomiste. Trajtim anatomist. Prerje anatomiste. Tekst anatomist me analizë të imët …
Shfaq përkufizimin e plotë →ANATOMÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Specialist në anatomi. Anatomist i njohur. Anatomisti mbajti ligjëratën për ndërtimin e zemrës.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANATOMÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET mjek. Specialiste në anatomi. Anatomistja kreu specializimin jashtë shtetit. Anatomiste e trurit njerëzor.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANATOMIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR mjek., kal. 1. Bëj ndërhyrje kirurgjike në trupin e një njeriu ose të një kafshe, për të studiuar ndërtimin e tij të brendshëm. Kirurgu anatomizoi mush…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANATOMIZÚAR (i, e) mb., mjek. 1. Që i është bërë anatomizim (një trup a organizëm); që është prerë dhe është studiuar në hollësi për ndërtimin e brendshëm. Trup i anatomizuar nga e…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANATOMÍZ/ËM,~MI m., mjek. 1. Dija e anatomisë; përgatitje e lartë në dijen e anatomisë.2. Zbërthimi dhe përshkrimi i hollësishëm i strukturës së brendshme të trupit; hulumtim anato…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANATÓMO- fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra e cila i përgjigjet nga kuptimi fjalës ‘anatomi’.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANATOMOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Anatomist.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë