Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANATEM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. fet. E shpall të mallkuar nga kisha; e përjashtoj nga bashkësia fetare si heretik; e dënoj ashpër, e përjashtoj moralisht, shkishëroj. Kisha e anatemoi rëndë.
2. fig. Mallkoj dikë a diçka për një të keqe të bërë, i shpreh fjalë të rënda dikujt ose shpreh dëshirë që ta gjejë një e keqe e madhe; kund. bekoj. Anatemova dhunën si mjet ndëshkimi. Qarqet politike anatemuan shkrimtarin për idetë e tij kritike.
✱Sin.: mallkoj, nëm, truaj, dënoj, shkishëroj, syrgjynos.
ANATEMÍM,~I m. 1. fet. Veprimi kur anatemoj ose kur anatemohem; mallkim, të anatemuarit; kund. bekim. E zuri anatemimi i kishës.2. Shprehje anatemimi ndaj dikujt ose ndaj një sendi…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ANATEM/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e ANATEMÓJ. U anatemua pamëshirshëm. E anatemuam pa faj.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANATEMÚAR (i, e) mb. Që është anatemuar, që është mallkuar ose që është nëmur; i shkishëruar. Qoftë i anatemuar!✱Sin.: i mallkuar, i nëmur, i truar, i dënuar, i shkishëruar, i syrg…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANATEMÚAR,~IT (të) as. Anatemim.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANATEMÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që anatemon. Lexuesit e Kadaresë ishin ndarë në kampe: glorifikues dhe anatemues.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANATEMÚES,~E mb. Që anatemon. Artikull anatemues. Gjuhë (retorikë) anatemuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANATEMÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që anatemon. Anatemuese cinike.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANATEMÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të anatemohet. Ndihet potencialisht i prekshëm, i goditshëm, i anatemueshëm, i atakueshëm, por edhe i ndëshkueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANATÉM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. fet. Mallkim për një njeri a për një send; mallkim i rëndë kishtar; dënim kishtar; syrgjynosje kishtare, përjashtim nga bashkësia fetare, shkishërim. …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë