Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANASHKAL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. edhe jokal. 1. I kaloj anash diçkaje, i bie anash, përreth. Anashkaloj rrugën. Anashkaluam shtëpinë e tij. Anashkaloje!
2. fig. I shmangem a e trajtoj përciptas diçka; e kaloj për anash. E anashkalova qëllimisht.
ANASHKALÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur anashkaloj dikë a diçka ose kur anashkalohet dikush a diçka. 2. Lënie anash e dikujt ose e diçkaje; shmangie e dikujt ose e diçkaje me q…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ANASHKAL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Tejkalohet, kapërcehet. Kjo çështje duhet të anashkalohet.2. pës. e ANASHKALÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANASHKALÚAR (i, e) mb. Që është anashkaluar. Vizitë e anashkaluar. Radhë e anashkaluar. Mendim i anashkaluar.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANASHKALÚAR,~IT (të) as. Anashkalim. Të anashkaluarit e çështjes u bë qëllimisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANASHKALÚES,~E mb. Që anashkalon dikë a diçka. Çështje anashkaluese.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANASHKALÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të anashkalohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë