Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANARKÍZ/ËM,~MI m., filoz. 1. Rrymë politike e shoqërore, që është kundër pushtetit të organizuar shtetëror, që nuk përfill ligjet; filozofi politike dhe lëvizje që angazhohet për liri të plotë individuale duke shkatërruar çdo pushtet politik. Ideja e anarkizmit. Anarkizëm klasik (bashkëkohor). Anarkizëm social. Anarkizëm individualist. Anarkizëm kolektivist. Programi i anarkizmit. Anarkizmi ekologjik bashkim i anarkizmit me shqetësimin mjedisor.
2. Anarki, prirje për anarki; gjendje shoqërore, politike ku mungon pushteti qendror ose autoriteti i ligjshëm, rregulli, ligji dhe disiplina; çrregullim, kaos. Anarkizëm i përgjithshëm. Anarkizëm i papërballueshëm. Anarkizëm social. Anarkizëm moral.
ANARKÍ,~A f. 1. Gjendje që krijohet në shoqëri, kur mungon pushteti shtetëror i organizuar ose autoriteti legjitim dhe kur nuk veprojnë ligjet e rregullat e detyrueshme për pjesëta…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANARKÍK,~E mb., filoz. Që është karakteristik për anarkinë; që sjell anarki; që shpie në anarki; që shpreh mungesë rregulli, kontrolli dhe autoriteti. Zhvillim anarkik. Veprime ana…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANARKÍSHT ndajf. Në mënyrë anarkike; pa rregull e pa rend, në mënyrë jo sistemore, në mënyrë kaotike, të çrregullt. U soll anarkisht. Qyteti funksiononte anarkisht. Vepruan anarkis…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANARKÍST,~E mb., filoz. Që ka të bëjë me anarkizmin ose me anarkistët, që udhëhiqet nga idetë e anarkizmit; që është karakteristik për anarkizmin ose për anarkistët. Organizatë (rr…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANARKÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT filoz. 1. Pasues ose ithtar i anarkizmit, përkrahës i anarkisë dhe i arkaizmit. Anarkist radikal. Protestë e anarkistëve.2. Ai që është kundër rregullit,…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANARKÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Pasuese ose ithtare e anarkizmit. Ajo u shqua si anarkiste. 2. Ajo që është kundër rregullit, disiplinës dhe organizimit, ajo që shkel me mospërfil…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë