Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANALIZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të analizohet, që mund të zbërthehet në pjesët përbërëse e të shqyrtohet në mënyrë analitike; kund. i paanalizueshëm. Dukuri e analizueshme. Tekst i analizueshëm. Të dhënat të analizueshme statistikisht. Ndikimi i klimës është faktor i analizueshëm.
✱Sin.: i zbërthyeshëm, i shkoqitshëm, i përimtueshëm, i shqyrtueshëm, i shoshitshëm, i qëmtueshëm.
ANALIZATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. inf. Aparat a pajisje që analizon të dhënat. 2. fiz. Aparat që analizon polarizimin e dritës. Analizator spektri. Analizator gazi.3. elektr. Pajisje…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur analizoj ose kur analizohet diçka. 2. Zbërthimi i diçkaje në pjesë përbërëse për ta studiuar; i bëj analizën. Analizimi i tekstit.3. Shqyr…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ANALIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e ANALIZÓJ. U analizua raporti financiar i fabrikës.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Zbërthej diçka në pjesët përbërëse për ta studiuar, për t’i bërë analizën për të kuptuar më mirë strukturën, përmbajtjen e funksionin e saj. Anal…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANALIZÚAR (i, e) mb. 1. Që është zbërthyer në pjesë dhe është analizuar hollësisht. Tekst i analizuar mirë. Fjali e analizuar.2. Që është hetuar, shqyrtuar dhe shkoqitur shumanshëm…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANALIZÚAR,~IT (të) as. Analizim. Të analizuarit e situatës u bë nga ekspertë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANALIZÚES,~E mb. Që analizon, që ka prirje për të bërë analiza; kund. sintetizues. Ekspert analizues. Mjet analizues. Metodë analizuese. Fakte analizuese. Vlerë analizuese. Gazetar…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANALIZÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që analizon, ai që ka prirje për të bërë analiza; analist; kund. sintetizues. Analizues politik. Analizues i përpiktë. Analizuesit e tregut parashi…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANALIZÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që analizon, që ka prirje për të bërë analiza; analiste; kund. sintetizuese. Analizuese financiere. Analizuese uji. Analizuesja klinike kreu test…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANALÍZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Metodë studimi me të cilën e tëra zbërthehet në pjesët e veta përbërëse, me qëllim që të zbulohet ndërtimi i së tërës dhe lidhjet ndërmjet pjesëve; ku…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë