Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANALGJETÍK,~E mb. Që ka veti qetësuese; që lehtëson ose mënjanon dhembjen; që ka të bëjë me analgjetikët, i analgjetikëve. Mjete analgjetike. Hapa analgjetikë. Ndjeshmëri analgjetike.
ANALGJETÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Bar që qetëson ose që largon dhembjen; bar kundër dhembjeve, qetësues. Analgjetik me ndikim të shpejtë. Analgjetikë intravenozë. Piva një analgjetik. Udhëzim mjeku për marrjen e analgjetikëve. Ndjeshmëri ndaj analgjetikëve.
ANALGJEZÍ,~A f. Mungesë ose humbje e ndjeshmërisë së dhembjes. Analgjezia farmakologjike. Analgjezia natyrore. Analgjezia psikologjike. Analgjezi e pjesshme. Analgjezia për ndërhyr…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANALGJEZÍK,~E mb. Analgjetik. Veprim analgjezik. Vetitë analgjezike të disa bimëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANALGJEZÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Analgjetik, qetësues. Analgjezik i fortë. Marr analgjezik. Ndërhyrja kirurgjike me analgjezikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë