Fjalori
ANALFABET
ANALFABET

ANALFABÉT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që nuk di të shkruajë e të lexojë, njeri i paditur. Analfabet funksional ai që është punësuar në një vend pune por që nuk ka shkollimin dhe formim e duhur për të. Është analfabet. Përqindja e analfabetëve.


Rezultate të ngjashme

ANALFABÉT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që nuk di të shkruajë e të lexojë; e paditur. Ajo është analfabete. Para një shekulli ishte i madh numri i analfabeteve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ANALFABÉTIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Nuk lejoj ose pengoj dikë për të mësuar e për t’u shkolluar; ia mohoj dikujt shkollimin; e bëj dikë të mos dijë shkrim e këndim. Analfabetiz…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ANALFABÉTIZÚAR (i, e) mb. Që ka mbetur analfabet, që nuk është shkolluar, që nuk di shkrim e këndim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ANALFABETÍZ/ËM,~MI m. Të qenët analfabet, gjendja e atij që nuk di shkrim e këndim. Zhdukja e analfabetizmit. Ulje e analfabetizmit. Lufta kundër analfabetizmit. Kurse kundër analf…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.