Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANAKRONÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT libr. 1. Vendosje e ngjarjeve, e dukurive, e ideve, e objekteve të një kohe në një kohë tjetër; zhvendosje kohore, mospërputhje kohore; ngatërrim i periudhave historike të kohës, moskohëzim. Anakronizëm intelektual. Anakronizëm i pastër. Bie në anakronizëm. Libri është plot me anakronizma historikë.
2. Diçka që nuk u përshtatet kërkesave e kushteve të kohës së sotme, dukuri që i ka kaluar koha. Anakronizëm kohor. Anakronizëm kulturor. Anakronizëm i çuditshëm. Kjo dukuri paraqet anakronizëm. Vendosja e vizave sot është anakronizëm.
3. vet. nj. Të qenët anakronik, vetia e diçkaje që nuk u përshtatet kushteve dhe kërkesave të kohës së sotme, që nuk i përshtatet më realitetit bashkëkohor. Fjala e tij tingëllon si anakronizëm.
ANAKRONÍK,~E mb., libr. 1. Që i vendos ngjarjet e dukuritë e një kohe në një kohë tjetër, që i ngatërron periudhat historike të kohës, që është jashtë kohës. Trajtim (pasqyrim) ana…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANAKRONÍST,~E mb., libr. Që nuk u përshtatet kushteve dhe kërkesave të kohës së sotme, jo bashkëkohor, i vjetruar; që është jashtë kohës së vet në mendime ose në veprime, anakronik…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANAKRONÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Anakronik.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANAKRONÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Anakronike.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANAKRONIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur anakronizoj ose kur anakronizohet diçka. 2. Rrjedhimi a gjendja kur anakronizoj ose kur anakronizohet diçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →►ANAKRONIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e ANAKRONIZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANAKRONIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. Vendos gabimisht ngjarje a dukuri të një kohe në një kohë tjetër, ngatërrim i periudhave historike të kohës. Anakronizoj ndodhinë e djeshm…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANAKRONIZÚAR (i, e) mb. Që është anakronizuar. Histori e anakronizuar ✱Sin.: i vjetruar, i arkaizuar, i primitivizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë