Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANAGRÁF,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Regjistër zyrtar me të dhënat themelore të banorëve të një territori (emri, mbiemri, data dhe vendi i lindjes, gjinia, kombësia, vendbanimi, gjendja familjare ose civile etj.), që shfrytëzohen për shërbime shtetërore, për kontroll demografik, për statistika, për planifikim administrativ etj.; regjistër. Anagraf me vendbanimin aktual. Përditësimi i të dhënave mujore në anagraf. Sipas anagrafit të sivjetmë, ka rënie të popullatës.
2. Regjistër, regjistrim; recetë (mjeku), shënim ku përshkruhen barnat.
ANAGRAMÍK,~E mb. Që ka të bëjë me anagramin; që i përket i anagramit, i anagramit.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANAGRÁM/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Fjalë ose fjali që është krijuar nga zhvendosja ose nga ndërrimi i vendit të shkronjave të një fjale a të një fjalie të dhënë.2. Shkrim ose lexim së…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë