Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►ANËTARËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem anëtar i një grupi, i një partie, i një organizate, i një shoqate etj.; hyj në një parti, në një organizatë, në një shoqatë etj.
2. pës. e ANËTARËSÓJ.
ANËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që bën pjesë në një grup, në një organizatë, në një parti, në një shoqatë, në një komision ose në një bashkësi tjetër; ai që bën pjesë në një komision a…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që bën pjesë në një grup, në një organizatë, në një parti, në një organizatë, në një shoqatë, në një komision ose në një bashkësi tjetër; ajo që bën…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËTARËSÍ,~A f. 1. Të qenët anëtar i një partie, i një organizate, i një shoqate etj.; pjesëmarrje në një parti, organizatë, shoqatë etj.2. Grupi i të gjithë anëtarëve të një parti…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËTARËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprim kur anëtarësoj ose kur anëtarësohem në një parti, në një shoqatë. 2. Pranim si anëtar i rregullt në një parti, në një organizatë, në një foru…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËTARËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Pranoj dikë në një parti, në një organizatë apo në shoqatë etj.; e bëj dikë anëtar në një parti, në një shoqatë etj. Anëtarësova vajzën në një klu…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËTARËSÚAR (i, e) mb. Që është anëtarësuar në një grup, në një parti, në një organizatë, në një shoqatë etj. Nuk jam i anëtarësuar në parti. Nxënës i anëtarësuar në bibliotekën e …
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËTARËSÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që është anëtarësuar në një grup, në një parti, në një organizatë, në një shoqatë etj. I anëtarësuari u foli anëtarëve të grupit.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËTARËSÚAR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që është anëtarësuar në një grup, në një parti, në një organizatë, në një shoqatë etj. E anëtarësuara e mori librezën e anëtarësimit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë