Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANËSÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Pjesa anësore e një mobileje të drunjtë, faqe anësore e dollapit; anëse.
2. Thurimë që vihet anash shtratit të qerres, që të mos bjerë ndonjë gjë, kanatet e qerres. I vë anësoret.
3. Pjesë e parmendës, e cila hedh anash dheun që çan plori, veshëz.
4. Rrugëz anës mureve të ndërtesave pak më e ngritur se rruga a oborri. Eci në anësore.
5. sport. Vijë që kufizon fushën e lojës (së futbollit, të hendbollit, të volejbollit etj.) përgjatë gjithë sipërfaqes së saj. Anësoret e fushës.
ANËSÓR,~III m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Secili prej drurëve të trashë të lëmuar nga faqja e brendshme, që mbërthehen në të dy anët e lugut ku rrëshqasin poshtë trupat e prerë në pyjet malore. Anësorët e lugut. Bëra gati anësorët. Latova anësorët.
2. Secili prej drurëve të latuar e paksa të lakuar, që bashkojnë pjesën e përparme të samarit të kafshëve me të pasmen. Anësorët e samarit.
ANËSÓR,~E mb. 1. Që gjendet në anë të një vendi a sendi, që ndodhet në krah; që vjen nga anët; i anës. Faqe anësore. Vijë anësore. Rrugë anësore. Derë anësore. Mure anësore. Krahinë anësore. Gjethe (rrënjë) anësore (bot.). Gjyqtar (lojtar) anësor (sport.). Goditje anësore. Zjarr anësor (usht.).
2. gjuh. Që shqiptohet duke kaluar rryma e ajrit anës gjuhës kur kjo puqet me dhëmbët ose me qiellzën e fortë. Bashkëtingëllore anësore (p.sh. l, ll).
3. fig. Që është i dorës së dytë, që nuk zë vendin kryesor; që nuk prek thelbin e diçkaje, që e kap cekët, anash. Problem anësor. Temë (çështje) anësore. Dukuri anësore. Në mënyrë anësore.
ANËSÓR,~II m. sh. ~Ë, ~ËT sport. Gjyqtar ose lojtar i krahut të majtë a të djathtë, gjyqtar ose lojtar anësor.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËSÓR,~III m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Secili prej drurëve të trashë të lëmuar nga faqja e brendshme, që mbërthehen në të dy anët e lugut ku rrëshqasin poshtë trupat e prerë në pyjet malore…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËSÓR,~E mb. 1. Që gjendet në anë të një vendi a sendi, që ndodhet në krah; që vjen nga anët; i anës. Faqe anësore. Vijë anësore. Rrugë anësore. Derë anësore. Mure anësore. Krahin…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë