Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÁNËS ndajf. 1. Në anë, në krah, anash, jo përmes; rreth (diçkaje) rrotull. Anës e anës. Anës e përqark. Anës rreth e rrotull. Shkoj anës. Shikoj anës. I bie anës.
2. fig. Rrotull; tërthorazi, jo drejtpërdrejt. I shkoi anës. I bie (i vij) anës e anës. Ia them anës e anës. E sjell fjalën anës e anës. Vij anës për diçka sillem, kërkoj andej e këtej. Ma sillte fjalën anës.
♦ Anës e anës. 1. Nga një rrugë e tërthortë dhe e gjatë, rrotull. 2. Rrotull, tërthorazi, jo drejtpërdrejt; rrotull e rrotull. I vjen anës. 1. (diçkaje). Vepron në mënyrë të tërthortë, nuk i bie drejtpërdrejt. 2. (dikujt a diçkaje). Matet ta thotë a ta bëjë diçka; i vjen rrotull dikujt e përpiqet ta shtjerë në dorë; ngurron t’i drejtohet dikujt. Vjen anës (diçka) është gati të fillojë (shiu, dëbora etj.); duket sikur do të vijë a do të bëhet diçka; vjen rrotull.
ANËS,~III m. sh. ~I, ~IT 1. Pjesë anësore; anë ose vijë skajore e jashtme e një toke, një trualli, tërthore, tërthorçe. Anësi i tokës së babës. I rashë anësit të fshatit.
2. Udhë a rruginë që shkon përreth një mali, një kodre a një shpati që ngjitet drejt majës. Anësi i shpatit. U ngjit anësit.
3. ndërt. Binar tërthor.
ÁNËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Dërrasë e nxjerrë nga prerja anësore e një trungu. 2. Dërrasë anësore e shtratit ku flemë. 3. Secila nga dërrasat anësore të shtratit të qerres. Anëset…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÁNËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Dërrasë anësore e shtratit të karrocës a të qerres. Vendosi anësen e majtë në shtratin e qerres.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÁNËSH ndajf. Anash. I ra anësh. Erdha anësh. Lëvizi kokën anësh. U kthye anësh.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËSÍ,~AI f. sh. ~, ~TË Përkrahja që i jepet dikujt pa të drejtë e me paragjykim; kund. paanësi. Anësi e hapët (e fshehtë). Punë me anësi. Mban anësi. Gjykon pa (me) anësi. Ka anës…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËSÍ,~AII f. kryes. sh. ~, ~TË anat. Gjymtyrët e trupit të njeriut (duart ose këmbët), gjymtyrët e sipërme dhe gjymtyrët e poshtme. Anësitë e sipërme duart. Anësitë e poshtme këmb…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprim kur anësoj ose kur anësohem. 2. Anim.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËS/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Anoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËS/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Rregulloj barrën një kafshe që të mos hedhë anë; drejtpeshoj, baraspeshoj. Anësoi barrën (e kalit).
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËSÓR,~II m. sh. ~Ë, ~ËT sport. Gjyqtar ose lojtar i krahut të majtë a të djathtë, gjyqtar ose lojtar anësor.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËSÓR,~III m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Secili prej drurëve të trashë të lëmuar nga faqja e brendshme, që mbërthehen në të dy anët e lugut ku rrëshqasin poshtë trupat e prerë në pyjet malore…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë