Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANEMÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. mjek. Mungesë e hekurit ose e qelizave të kuqe në gjak, që çon në dobësi, lodhje dhe probleme të tjera shëndetësore; dobësim i përgjithshëm i organizmit nga pakësimi i rruazave të kuqe të gjakut; pagjakësi; pakësim i gjakut si sasi ose si cilësi. Vuan nga anemia. Anemi e rëndë (e lehtë). Diagnostikimi (zbulimi) i anemisë. Anemi e lindur (fituar). Anemia hemolitike shkatërrim i parakohshëm i qelizave të kuqe. Anemia megaloblastike.
2. fig. Mungesë gjallërie, dobësi, pafuqi.
ANËMÁL,~I m. sh. ~E, ~ET Anë mali, rrëzë mali. Përballë shtrihej anëmali. Dielli lindte në anëmali.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËMÁLAS,~E mb. Që gjendet anës së një mali, që shtrihet në krahë të një mali, që i përket anëmalit. Kullosat anëmalase. Klima anëmalase.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËMÁLAS,~I m. sh. ~, ~IT Banor pranë një mali a rrëzë një mali. Anamalas gojëmbël.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËMÁLAS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore pranë një mali a rrëzë një mali. Anamalasja ecte si sorkadhe.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËMÁRRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur anoj nga dikush ose nga një anë. 2. Anim nga një anë, nga një krah, nga një drejtim; prirje nga një anë a nga një krah. Anëmarrje nga e …
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËMBÁJTJ/E,~A f. Veprimi kur mbaj anën e dikujt a kur përkrah hapur dikë. Anëmbajtje e fortë. S’pati anëmbajtje. Haptas kishte anëmbajtje.✱Sin.: anëmbajtje, anim, krahëmarrje, anë…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËMBÁJTËS,~E mb. Që mban anën e dikujt, që mbështet a që përkrah dikë, që ia ka hatrin dikujt a diçkaje. Njeri anëmbajtës. Qëndrim anëmbajtës.✱Sin.: anambajtës, anues, krahmbajtës…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËMBÁJTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që mban anën e dikujt, ai që mbështet ose që përkrah hapur dikë. Anëmbajtësi i tij. Anëmbajtës parimor.✱Sin.: anambajtës, anues, krahmbajtës, pajëmba…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËMBÁJTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që mban anën e dikujt, ajo që mbështet ose që përkrah hapur dikë. Anëmbajtëse e drejtë. Mos u bëj anëmbajtëse!✱Sin.: anambajtëse, anuese, krahmb…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËMBÁNA,~T f. kryes. sh. Ndihmë, mbështetje, përkrahje. U rrit me anëmbana. U mësua me anëmbana. Anëmbanat nuk iu ndalën asnjëherë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËMBÁNË ndajf. Anembanë. Anëmbanë qytetit. I ra botës anëmbanë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËMBRÓJTËS,~E mb. Që mbron dikë, që i jep krah dikujt, që e mbështet ose e përkrah. Lojtar anëmbrojtës. Forcë anëmbrojtëse. Rojë anëmbrojtëse. Palë anëmbrojtëse.✱Sin.: përkrahës, …
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËMBRÓJTËS,~I m. sh. ~, ~ËT Ai që mbron dikë, që i jep krah dikujt. Anëmbrojtës i drejtpërdrejtë. Anëmbrojtës i dobët.✱Sin.: përkrahës, mbështetës.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËMBRÓJTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që mbron dikë, që i jep krah dikujt, përkrahëse, mbështetëse. Anëmbrojtëse e flakët. U tregua anëmbrojtëse.✱Sin.: përkrahëse, mbështetëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËMBËSHTÉTËS,~E mb. Që mbështet dikë a diçka; që përkrah ose që ndihmon dikë a diçka; anëmbajtës. Ndihma anëmbështetëse. Kërkoi dikë anëmbështetës.✱Sin.: përkrahës, krahmbajtës, a…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËMBËSHTÉTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që mbështet dikë ose diçka; ai që përkrah ose që ndihmon dikë a diçka, anëmbajtës. Anëmbështetës i shumëkujt. Anëmbështetës i drejtë. ✱Sin.: përkr…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANËMBËSHTÉTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që mbështet dikë ose diçka; ajo që përkrah ose që ndihmon dikë a diçka anëmbajtëse. Anëmbështetëse e madhe. Anë mbështetëse hileçare.✱Sin.: a…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë