Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►AMSH/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr. 1. vetv. Bëhem i pavdekshëm a i përjetshëm; përjetësohem, pavdekësohem. Amshohem me veprën time. Amshohem me vepër artistike (me skulpturë, me pikturë, me përmendore, me bust etj.).
2. pës. e AMSHÓJ.
AMSH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. E bëj të pavdekshëm, e pavdekësoj; e përjetësoj; e bëj që të kujtohet e të mos harrohet kurrë. Amshoj kujtimin e tij me përmendore (me bust, me pllakë përkujtimore etj.). Amshoj ngjarje historike.
✱Sin.: përjetësoj, pavdekësoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë