Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AMPLITÚD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. fiz. Madhësi që tregon intensitetin ose shtrirjen e një lëvizjeje ose të një sinjali; largësia midis pikës më të largët që arrin një trup gjatë luhatjes dhe pikës kur ai qëndron në qetësi; rrezja e veprimit; shtrirje. Amplituda e lëvizjes (vibrimi), Amplituda e sinjalit audio. Amplituda e sinjaleve elektromagnetike.
2. muz. Shtrirja e sinjalit të zërit, fuqia e tingullit që dëgjohet. Ndryshimi në amplitudën e melodisë krijoi një ndjesi të veçantë.
3. fig. Shtrirja, përmasa ose intensiteti i diçkaje që nuk është jofizike. Në fytyrë ia vëreje amplitudën e emocioneve. Fjalimi u shqua nga amplituda e ideve dhe e argumenteve të fuqishme.
✱Sin.: shtrirje, gjerësi, largësi, madhësi, rreze, gjani.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë