Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AMORTIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur amortizoj ose kur amortizohet diçka.
2. ek. Ulja pak nga pak e vlerës dhe e punës së një pajisjeje, së një makine, së një objekti etj., për shkak të përdorimit të vazhdueshëm dhe zëvendësimi i tyre me pjesë të reja. Amortizim fizik (moral). Amortizimi i mjeteve kryesore të prodhimit. Amortizimi i makinerive. Fondi i amortizimit. Shkalla e amortizimit. Amortizimi i mureve e i dyshemeve. Në dokumentet financiare, kompania regjistroi amortizimin e makinave të reja. Amortizimi ekonomik humbja e vlerës së një pajisje etj. për shkak të prodhimeve me teknologji të reja. Amortizimi teknik konsumimi fizik i një makinerie, i një pajisjeje, për shkak të përdorimit të vazhdueshëm ose vjetrimit të saj. Amortizimi financiar (kontabël) shpërndarja e kostos e një fondi përgjatë viteve të përdorimit të tij, për qëllime llogaritare dhe tatimore.
3. fin. Shuma që llogaritet dhe ndahet mbi vlerën e një aktivi për një periudhë të caktuar kohe, duke treguar humbjen graduale të vlerës së tij. Amortizimi vjetor. Regjistrimi i amortizimit të pajisjeve industriale në bilanc.
4. fig. Zvogëlimi ose zbutja e një ndjenje, e një shqetësimi, e një trazimi, e një tendosjeje, e një konflikti, e një dëmi etj. nëpër kohë. Amortizimi i zemërimit të tij ndodhi shpejt. Amortizimi i dhembjes së madhe nuk kalon shpejt.
✱Sin.: zvogëlim, pakësim, ulje, rënie, zbutje, dobësim, lehtësim, humbje, harxhim, konsumim.
AMORTIZATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT tek. Pajisje ose pjesë e posaçme, që shërben për të zbutur forcën e tronditjeve ose të lëkundjeve në makina, në aparate, në armë etj. Amortizatorët e …
Shfaq përkufizimin e plotë →►AMORTIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. ek., vetv. Zvogëlohet ose ulet vlera e një mjeti pune, e një ndërtese, e një objekti, e një pajisjeje etj., si rrjedhojë e përdor…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMORTIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. ek. Ul pak nga pak vlerën ose fuqinë e një mjeti pune, të një objekti, të një pajisjeje, etj., për shkak të përdorimit të gjatë, të konsumimit, …
Shfaq përkufizimin e plotë →AMORTIZÚAR (i, e) mb. 1. Që i është ulur shkallë-shkallë vlera ose cilësia diçkaje për shkak të përdorimit të gjatë ose të zhvillimeve të reja. Shkalla e amortizuar. Vlera e amorti…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMORTIZÚES,~I m. sh. ~, ~IT tek. Pajisje etj. që amortizon diçka. Pajisje amortizuese. ✱Sin.: zbutës, dobësues, harxhues, konsumues.
Shfaq përkufizimin e plotë →AMORTIZÚES,~E mb. 1. ek. Që amortizon vlerat e fondeve themelore (të makinave, të ndërtesave etj.). Fondet amortizuese. Shkalla amortizuese.2. tek. Që shërben për të zbutur a për t…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMORTIZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të amortizohet, që mund t’i ulet pak nga pak vlera, cilësia ose frytshmëria; kund. i paamortizueshëm. I amortizueshëm nëpër kohë. Makineri t…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë