Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AMORALÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që nuk udhëhiqet nga parimet morale; ajo që nuk arrin të motivohet për të vepruar drejt moralisht, ajo që nuk bën dallimin midis të moralshmes dhe të pamoralshmes; kund. moraliste. Amoraliste që ndjek vetëm interesat e veta. E quajtën amoraliste.
2. Përkrahëse e amoralizmit.
AMORALÍST,~E mb. Që ka të bëjë me amoralizmin dhe amoralistin; i amoralizmit ose i amoralistit; kund. moralist. Parime amoraliste. Figurë amoraliste. Grua amoraliste. Personazhe amoraliste.
AMORALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që nuk udhëhiqet nga parimet morale; ai që nuk arrin të motivohet për të vepruar drejt moralisht, ai që nuk bën dallimin midis të moralshmes dhe të pamoralshmes; i pamoralshëm; kund. moralist. Është amoralist. Sjellja e tregoi amoralist. Amoralisti s’ka parime, as ndershmëri ndaj askujt. Amoralist i neveritshëm.
2. Përkrahës i amoralizmit.
AMORÁL,~E mb., libr. 1. Që i mohon normat e moralit, që i mungojnë parimet morale; kund. moral. Teori (pikëpamje) amorale. 2. I pamoralshëm; kund. i moralshëm. Njeri amoral. Sjellj…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMORALÍST,~E mb. Që ka të bëjë me amoralizmin dhe amoralistin; i amoralizmit ose i amoralistit; kund. moralist. Parime amoraliste. Figurë amoraliste. Grua amoraliste. Personazhe a…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMORALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që nuk udhëhiqet nga parimet morale; ai që nuk arrin të motivohet për të vepruar drejt moralisht, ai që nuk bën dallimin midis të moralshmes dhe …
Shfaq përkufizimin e plotë →AMORALITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Të qenët amoral; veprim a sjellje e pamoralshme; kund. moralitet.✱Sin.: pamoralshmëri, pandershmëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →AMORALÍZ/ËM,~MI m., filoz. Doktrinë, botëkuptim etik ose qëndrim që nuk mbështetet në moralin dhe në të moralshmen, që nuk pranon moralin si udhëzues të veprimeve të njeriut, që e …
Shfaq përkufizimin e plotë →AMORÁLSH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. I pamoralshëm; kund. i moralshëm. Sjellje e amoralshme. Qëndrim i amoralshëm. Lojë e amoralshme. Politikë e amoralshme. Njeri i amoralshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë