Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AMÍNE,~T f. sh., kim. Derivate që formohen nga zëvendësimi i një a më shumë atomeve të hidrogjenit në amoniak ose në amonium, që janë pjesë përbërëse e aminoacideve, e vitaminave, e enzimave etj., me erë karakteristike si të amoniakut. Aminet parësore (dytësore) Aminet e thjeshta (të përbëra). Aminet aromatike. Roli i amineve në sintezën e barnave bashkëkohore.
AMÍN pasth. 1. fet. Fjalë që përdoret për të mbyllur një lutje dhe ka kuptimin ‘Ashtu qoftë! Ashtu u bëftë!’ Amin, o Zot! Amin, o Perëndi!2. bised. Përdoret për të shprehur pëlqimi…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMINOACÍDE,~T m. sh., kim. Molekula që ndërtojnë proteinat, që përmbajnë grupin e amineve dhe grupin karboksil e që rrallë janë në gjendje të lirë në natyrë; aminothartinë. Aminoac…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë