Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AMFÍB,~E mb. 1. biol. Që mund të jetojë në tokë dhe në ujë, nënujor. Kafshë amfibe. Bimë amfibe.
2. usht. Që është i pajisur dhe i përshtatur për të ecur në tokë dhe në ujë ose për t’u ulur në tokë dhe në ujë. Mjete amfibe. Makina amfibe. Tank (aeroplan) amfib. Autobus amfib. Kompani amfibe. Sulm amfib.
3. Që është bërë për ta veshur në ujë për të lehtësuar zhytjen dhe për të ruajtur temperaturën e trupit. Atlete amfibe. Këpucë sportive amfibe.
4. fig. I shkathët, që mund kryej më shumë se një punë. Njeri amfib.
AMFÍB,~I m. sh. ~Ë, ~ËT (lat. Amphibius) 1. zool. Kafshë ose bimë që mund të jetojnë në tokë dhe në ujë (bretkosa, pikëlorja, picërraku, cikalorja, salamandra e verdhë, salamandra e zezë) etj.); dyjetës.
2. bot. Bimë që rritet në tokë e në ujë (kërpuçi, xunkthi, shavari, kallami, rogosta etj.) Bimë amfibe.
3. Mjet motorik që mund të lëvizë në tokë dhe në ujë. Amfib lundrues. Amfib futuristik. Amfib luksoz.
4. usht. Aeroplan ose fluturake e pajisur me rrota e me varka, që mund të ulet e ngrihet si në tokë ashtu edhe në ujë. Njësiti i amfibëve. Amfib laserik.
6. Veshje për të ecur në ujë në formën e fluturakëve amfibë.
7. fig. Njeri dyfytyrësh. Luan rolin e amfibit.
AMFIBIOLÍ,~TË m. sh., biol. Nënujorët e gurëzuar ose të fosilizuar; fosile të gurëzuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →AMFIBIOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT biol. Ai që studion amfibët. Ekspert (studiues) i amfibëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →AMFIBIOLOGJÍ,~A f., biol. Shkenca që studion amfibët.
Shfaq përkufizimin e plotë →AMFIBIOLOGJÍK,~E mb. Që ka të bëjë me amfibiologjinë, i amfibiologjisë. Studim (hulumtim) amfibiologjik.
Shfaq përkufizimin e plotë →AMFIBÓL,~I m., min. Minerali silikat me ngjyrë të errët, të zezë, të gjelbër dhe të kuqe dhe i fortë si çeliku, që gjendet në shkëmbinj vullkanorë dhe metamorfikë dhe që shërben si…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMFIBOLÍ,~A f., libr. 1. Të qenët i dykuptimshëm, i paqartë, ambigjen. 2. gjuh., poet. Figurë stilistike me kuptim të dyfishtë; dykuptimësi poetike, lojë fjalësh, ironi. Amfiboli s…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMFIBOLÍK,~E mb. I dykuptimshëm, i dymendimshëm, i paqartë, i dyshimtë. Shprehje amfibolike. Ligjëratë amfibolike. E folur amfibolike. Poezia e tij ka stil amfibolik.
Shfaq përkufizimin e plotë →AMFIBRÁK,~E mb., poet. Që ka të bëjë me amfibrakun; që i përket amfibrakut, i amfibrakut.
Shfaq përkufizimin e plotë →AMFIBRÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT poet. Këmbë metrike me tri rrokje, nga të cilat e mesmja është e theksuar dhe më e gjatë se dy të tjerat (në retorikën klasike greke). Ritmi i amfibrakut…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMFIGJENÉZ/Ë,~A f., bot. Amfigoni.
Shfaq përkufizimin e plotë →AMFIGONÍ,~A f., bot. Bashkimi i dy qelizave riprodhuese (gameteve), një mashkullore dhe një femërore dhe formimi i zigotit; krijimin e embrionit bimor; riprodhim seksual; amfigjene…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMFIGONÍK,~E mb., bot. Që ka të bëjë me amfigoninë, që i përket amfigonisë, i amfigonisë. Riprodhim amfigonik. Bashkim amfigonik.
Shfaq përkufizimin e plotë →AMFIÓKS,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Amphioxus) Peshk deti me trup të hollë në formë shtize, paraardhës i kërbishtorëve, që jeton në zona të cekëta me rërë, që noton në thellësi d…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMFIPÓDË,~T m. sh., zool. (lat. Amphipoda) Familje e karkalecave të detit ose të lumit me rreth 9000 lloje, të ngjashëm me gaforret, por me trup të shtypur anash, me dy palë antena…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMFIPROSTÍL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT arkit. Tempull, faltore e grekëve të lashtë me portikë anash e pa mure; dyer me portikë përpara.
Shfaq përkufizimin e plotë →AMFITEATRÁL,~E mb. Amfiteatror. Salla amfiteatrale. Skena amfiteatrale.
Shfaq përkufizimin e plotë →AMFITEATRÓR,~E mb. Që ka trajtë e një amfiteatri; që ka të bëjë me amfiteatrin; që i përket amfiteatrit, i amfiteatrit. Shkallaret amfiteatrore. Sheshi amfiteatror.
Shfaq përkufizimin e plotë →AMFITEÁT/ËR,~RI m. sh. ~RO, ~ROT 1. Ngrehinë e hapët për shfaqjet publike në kohën e lashtë, në formë rrethore ose vezake, e ndërtuar shkallë-shkallë si rreth me një shesh në mes. …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë