Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AMENDAMÉNT,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. Shtojcë që përmban një ndryshim të një ligji ose të një projektligji, të një vendimi etj., me qëllim që të plotësohet a të përmirësohet; parashtrim ndryshimesh. Paraqit një amendament. Pranoj (kundërshtoj) amendamentet. Amendament kushtetues. Amendamentet e ligjit (e programit). Amendamenti i parë kaloi pa diskutim. U miratua ndryshimi në amendamentin kushtetues.
AMENDAMENTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. 1. Amendim.2. Amendament. Amendamentimi i kushtetutës. Amendamentim ligji. Propozimi për amendamentim u hodh poshtë.✱Sin.: ndryshim, plotësim,…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë