Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AMÉL,~III m. sh. ~E, ~ET 1. fig. Gjendje shpirtërore; humor. Me amel të mirë (të keq). I prish amelin.
2. fig. Prirje, damar, pikë e dobët. I gjeti amelin. E preku në amel. Mos e prek në amel! Ia gjet amelin ia gjeti anën për ta bindur, për ta bërë për vete etj.; i gjeti damarin. Sa mirë ia gjet amelin dhe e rehatoi. I ka amelet e veta ka brengat (dertet) e veta ai. I ra në amel. Fqinji i keq të qetë me amele. (fj. u.).
3. fig. Mënyrë e tërthortë për t’ia arritur qëllimit, rrethanë, rast. Përdori të gjitha amelet.
✱Sin.: arsye, shkak, mjet, vëng, vjegë, vjegëz, hallk, rrethanë, rast.
AMÉL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Trillim dinak e tinëzar që bëhet për të mashtruar a për të joshur dikë, për t’iu shmangur ose për t’u bërë bisht detyrave ose përgjegjësisë; amel. Ia bëri…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMELKÉQ,~E mb., fig. I keq, smirëzi, zemërkeq. Është amelkeq. Grua amelkeqe. Qëndrim amelkeq.
Shfaq përkufizimin e plotë →AMELMÍRË mb., fig. Bujar, zemërmirë. Duket amelmirë. Burrë amelmirë. Sjellje amelmirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →AMELXHÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që është e njohur dhe e vlerësuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →AMELXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË Ai që është i njohur e i vlerësuar. Ishte amelxhi.
Shfaq përkufizimin e plotë →AMELXHÍ,~E mb. Që është i njohur; i çmuar; i autoritetshëm. E njoh si vajzë amelxheshë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë