Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AMBIÉNT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Tërësia e kushteve natyrore, në të cilat jeton e zhvillohet njeriu ose një qenie tjetër; gjithçka që rrethon një send a një organizëm dhe që ndikon mbi të; mjedis. Ambienti gjeografik (natyror). Ambienti i jashtëm (rrethues). Ambient i kulturuar (i pastër). Ambient pushues. Ambiente publike. Në ambient të hapur jashtë. I përshtatet ambientit. Ambient tokësor (nëntokësor). Ambient ujor (nënujor). Ambient detar (kënetor, lumor, oqeanor). Ambient malor (shkëmbor). Ambient ajror.
2. Kushtet shoqërore, në të cilat rron e vepron njeriu; mjedis. Ambienti shoqëror. Ambienti familjar. Ambient punues. Ambient jetues. Ishte ambient fshati.
3. Grup njerëzish me një profesion a me kushte jetësore të përbashkëta, në gji të të cilit rron e punon njeriu; mjedis. Ambienti rrethues. Nën ndikimin e ambientit.
4. Dhomë a pjesë e një ndërtese ose hapësira rreth saj, që shërben për një punë a veprimtari. Ambientet ndihmëse (mësimore, shkollore). Ambiente sportive. Ambiente rrethuese. Ambient i pastër. Ambient i tymosur.
5. fig. Kushtet, rrethanat që ndikojnë për një gjendje shpirtërore të njeriut. Ambient i ngrohtë (i ftohtë). Ambient i gëzuar (i zymtë, i rëndë). Ambient ngacmues.
6. spec. Lëndë që mbush një hapësirë dhe që me vetitë e saj ndikon mbi një trup; mjedis. Ambient tokësor (ajror). Ambient ushqyes. Zhyt në një ambient.
✱Sin.: mjedis, hapësirë, rrethinë, rreth.
AMBIENTÁL,~E mb., libr. Që ka të bëjë me ambientin, që i përket ambientit, i ambientit. Ndriçim ambiental. Rrezik ambiental. Pamje ambientale. Rehati ambientale. Kushte ambientale.…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMBIENTALÍST,~E mb. Që i përket ambientalizmit a ambientalistëve, i ambientalizmit a i ambientalistëve. Veprimtari ambientaliste. Shoqata ambientaliste. Mbrojtja ambientaliste.
Shfaq përkufizimin e plotë →AMBIENTALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Veprimtar për mbrojtjen e mjedisit; mbështetës ose anëtar i lëvizjes ekologjike për një mjedis të shëndetshëm jetësor. Ambientalist i përkushtuar. Pr…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMBIENTALÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Veprimtare për mbrojtjen e mjedisit; mbështetëse ose anëtare e lëvizjes ekologjike për një mjedis të shëndetshëm jetësor. Ambientaliste profesiona…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMBIENTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ambientoj ose kur ambientohem; mjedisim. 2. Përshtatje me mjedisin e ri ose me kushtet e reja të jetës e të punës; të ambientuarit. Ambie…
Shfaq përkufizimin e plotë →►AMBIENT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Mësohem me një ambient të ri; u përshtatem kushteve të jetesës a të punës në një vend të caktuar. Ambientohem me punën (me vendin). Ambie…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMBIENT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj të mësohet me një mjedis; e bëj dikë t’u përshtatet kushteve të jetesës a të punës në një vend të caktuar. E ambientoj me klimën. E ambientoj…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMBIENTÓR,~E mb. Që ka të bëjë me ambientin (me mjedisin), që i përket ambientit, i ambientit. Rrethana ambientore. Ndryshimet ambientore. Faktorë ambientorë. Klimë ambientore. Pro…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMBIENTÚAR (i, e) mb. Që është mësuar a që është përshtatur me një mjedis. Papagall i ambientuar me kushtet shtëpiake. Fëmijë i ambientuar me jetën e fshatit (të qytetit). Pemë (lu…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMBIENTÚAR,~IT (të) as. Ambientim.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë