Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AMBALAZHÚAR (i, e) mb. Që është ambalazhuar, i paketuar, i futur në ambalazh; kund. i paambalazhuar. Ujë (qumësht, djathë, kos etj.) i ambalazhuar. Sapun i ambalazhuar. Perimet e ambalazhuara. Mish i ambalazhuar sipas rregullave të sigurisë ushqimore. Mallra të ambalazhuara.
✱Sin.: i mbështjellë, i paketuar.
AMBALAZH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Mbështjell ose paketoj me letër, me karton, me pëlhurë etj. ose fut në arka, në shishe etj. mallra të ndryshme që të mos dëmtohen kur ruhen ose kur barten nga një vend në tjetrin dhe që të lehtësohet shitja e tyre. Ambalazhoj perimet (birrën, librat). Ambalazhoj me letër. Ambalazhoj në arka. Ambalazhuan frutat për eksport. Ambalazhoi porositë për dërgim.
✱Sin.: mbështjell, paketoj.
AMBALÁZH,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Letër, karton, pëlhurë, arkë etj. që përdoret për të mbështjellë, për të paketuar ose për të mbajtur mallra të ndryshme që të mos dëmtohen. Letër amba…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMBALAZHÍM,~I m. 1. Veprimi kur ambalazhoj ose kur ambalazhohet diçka. 2. Mbështjellja ose paketimi i mallrave të ndryshme për ruajtje, për bartje, për dhurim etj. Ambalazhimi i ma…
Shfaq përkufizimin e plotë →►AMBALAZH/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e AMBALAZHÓJ. U ambalazhua ushqimi. Pijet ishin ambalazhuar me kohë. ✱Sin.: mbështillet, paketohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →AMBALAZH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Mbështjell ose paketoj me letër, me karton, me pëlhurë etj. ose fut në arka, në shishe etj. mallra të ndryshme që të mos dëmtohen kur ruhen ose ku…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMBALAZHÚES,~E mb. Që ambalazhon; që shërben për të ambalazhuar diçka. Pajisje (aparat, makinë) ambalazhuese. Makineri ambalazhuese automatike. Lëndë ambalazhuese ekologjike. Letër…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMBALAZHÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që punon me ambalazhimet, ai që ambalazhon (në një repart fabrike, në një shitore etj.). Ambalazhues mallrash. Ambalazhuesit në fabrikë duhet të për…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMBALAZHÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që punon me ambalazhimet, ajo që ambalazhon (në një repart fabrike, në një shitore etj.). Ambalazhuesja e marketit. Punësoi dy ambalazhuese.…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë