Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AMATORÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT libr. 1. Të qenët amator. Amatorizmi në kulturë. Amatorizmi artistiko-kulturor. Po tregon amatorizëm. Amatorizëm politik.
2. Pjesëmarrja në një sport, në një veprimtari artistike etj., për kënaqësi dhe jo si punë e paguar. Rregullat e reja të amatorizmit.
AMATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. 1. Ai që është dhënë pas diçkaje me dëshirë e me dashuri, pa e pasur profesion. Amator në pikturë. Amator i fotografisë. Amatorët e radios (e kinemas…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMATÓR,~E mb., libr. 1. Që merret me art, me sport a me një punë tjetër pa e pasur profesion; kund. profesional. Aktor amator. Piktor amator. Solist amator i muzikës Teatri amator.…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMATÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET libr. 1. Ajo që është dhënë pas diçkaje me dëshirë e me dashuri, pa e pasur profesion. Amatore filmi. Amatoret e radios (e kinemasë). Amatore pikture.2.…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMATORÉSK,~E mb., libr. Që merret me një profesion pa pasur përgatitjen e duhur ose përkatëse profesionale. Shkrim amatoresk. Shfaqje amatoreske. Deklaratë amatoreske. Sjellje (qën…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMATORÍSHT ndajf., libr. Në mënyrë amatore, amatorësisht. Këndon e aktron amatorisht. Shkroi (foli) amatorisht. Diskutoi amatorisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →AMATORËSÍSHT ndajf., libr. Amatorisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë