Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AMATÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET libr. 1. Ajo që është dhënë pas diçkaje me dëshirë e me dashuri, pa e pasur profesion. Amatore filmi. Amatoret e radios (e kinemasë). Amatore pikture.
2. Ajo që merret me një lloj sporti ose me një lloj arti pa e pasur si profesion, por duke pasur prirje për të. Amatoret e korit. Shoqata i amatoreve. Festivali i amatoreve.
3. Ajo që merret me një punë, pa pasur ndonjë përgatitje të veçantë për të; joprofesioniste, fillestare.
✱Sin.: fillestare, diletante, joprofesioniste.
AMATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. 1. Ai që është dhënë pas diçkaje me dëshirë e me dashuri, pa e pasur profesion. Amator në pikturë. Amator i fotografisë. Amatorët e radios (e kinemasë). Amator i muzikës popullore.
2. Ai që merret me një lloj sporti ose me një lloj arti pa e pasur si profesion, por duke pasur prirje për të. Amatorët e grupeve artistike. Grupi i amatorëve. Shoqata e amatorëve.
3. Ai që merret me një punë, pa pasur ndonjë përgatitje të veçantë për të; joprofesionist, fillestar. Amator në shkencë. Diskutim i amatorit. Punë e amatorit. Është amator.
✱Sin.: fillestar, diletant, joprofesionist.
AMATÓR,~E mb., libr. 1. Që merret me art, me sport a me një punë tjetër pa e pasur profesion; kund. profesional. Aktor amator. Piktor amator. Solist amator i muzikës Teatri amator. Sportist amator.
2. Që ka të bëjë me amatorët, që bëhet prej amatorëve, i amatoreve, joprofesional, joprofesionist. Lëvizja artistike amatore. Grupet amatore. Klub amator i gjuetarëve. Aktivitete amatore.
✱Sin.: fillestar, diletant, joprofesionist.
AMATORÉSK,~E mb., libr. Që merret me një profesion pa pasur përgatitjen e duhur ose përkatëse profesionale. Shkrim amatoresk. Shfaqje amatoreske. Deklaratë amatoreske. Sjellje (qën…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. 1. Ai që është dhënë pas diçkaje me dëshirë e me dashuri, pa e pasur profesion. Amator në pikturë. Amator i fotografisë. Amatorët e radios (e kinemas…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMATÓR,~E mb., libr. 1. Që merret me art, me sport a me një punë tjetër pa e pasur profesion; kund. profesional. Aktor amator. Piktor amator. Solist amator i muzikës Teatri amator.…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMATORÍSHT ndajf., libr. Në mënyrë amatore, amatorësisht. Këndon e aktron amatorisht. Shkroi (foli) amatorisht. Diskutoi amatorisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →AMATORÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT libr. 1. Të qenët amator. Amatorizmi në kulturë. Amatorizmi artistiko-kulturor. Po tregon amatorizëm. Amatorizëm politik.2. Pjesëmarrja në një spor…
Shfaq përkufizimin e plotë →AMATORËSÍSHT ndajf., libr. Amatorisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë