Fjalori
AMËSHTIQ

AMËSHTÍQ,~E mb. 1. është si i amësht nga shija; që ka një farë amëze. Gjellë amështiqe. Byrek amështiq.
2. fig. Që nuk të tërheq me pamjen e tij; i pakripë, i payndyrë. Djalë amështiq.


Rezultate të ngjashme

ÁMËSHT (i, e) mb. 1. Që ka shije të papërcaktuar, as i ëmbël as i kripur, i pashije. Gjellë e amësht. Vjen si e amësht. 2. fig. Që nuk të tërheq me pamjen e tij, i pakripë (për nje…

Shfaq përkufizimin e plotë →

AMËSHTÍ,~A f. 1. Të qenët i amësht, i pashije, amështim.2. Të qenët i qullosur, i lagësht, i lagët. Preka amështinë e rrobave.

Shfaq përkufizimin e plotë →

AMËSHTÍK,~E mb. I amësht, që ka erë myku. Dyshek amështik. Mure amështike.

Shfaq përkufizimin e plotë →

AMËSHTÍM,~I m. 1. Veprimi kur amështoj ose kur amështohet diçka. 2. Të qenët i amësht, që ka shije të papërcaktuar, i pashije. Ushqime me amështim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►AMËSHT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Merr amëz; zë një erë tjetër të lehtë, amëtohet. Amështohet uji (gjella, qumështi). Qenka amështuar maza!

Shfaq përkufizimin e plotë →

AMËSHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Prish, i jap shije e erë jo të mirë, amëzoj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

AMËSHTÚAR (i, e) mb. Që është prishur, që ka marrë shije e erë jo të mirë; i amët, i amësht. Erë e amështuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.