Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AMËSHTÍ,~A f. 1. Të qenët i amësht, i pashije, amështim.2. Të qenët i qullosur, i lagësht, i lagët. Preka amështinë e rrobave.
Shfaq përkufizimin e plotë →AMËSHTÍK,~E mb. I amësht, që ka erë myku. Dyshek amështik. Mure amështike.
Shfaq përkufizimin e plotë →AMËSHTÍM,~I m. 1. Veprimi kur amështoj ose kur amështohet diçka. 2. Të qenët i amësht, që ka shije të papërcaktuar, i pashije. Ushqime me amështim.
Shfaq përkufizimin e plotë →AMËSHTÍQ,~E mb. 1. Që është si i amësht nga shija; që ka një farë amëze. Gjellë amështiqe. Byrek amështiq.2. fig. Që nuk të tërheq me pamjen e tij; i pakripë, i payndyrë. Djalë amë…
Shfaq përkufizimin e plotë →►AMËSHT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Merr amëz; zë një erë tjetër të lehtë, amëtohet. Amështohet uji (gjella, qumështi). Qenka amështuar maza!
Shfaq përkufizimin e plotë →AMËSHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Prish, i jap shije e erë jo të mirë, amëzoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →AMËSHTÚAR (i, e) mb. Që është prishur, që ka marrë shije e erë jo të mirë; i amët, i amësht. Erë e amështuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë