Fjalori
ALTAR

ALTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. vjet. Rrasë mbicilën u bëheshin flijime perëndive, therore. Altari i tempujve antikë. Altar i flijimeve e i blatimeve. Në mes të tempullit gjendej një altar i lashtë prej guri ku bëheshin flijimet.
2. fet. Tryezë e gjerë në një të ndarëpjesën lindorekishës, ku bëhen shërbesat më të rëndësishme e ku mbahen simbolet e objektet kryesorepërdor prifti (aty ku vepron kisha e krishterë). Prifti u ngjit te altari për shërbesën e mëngjesit.
3. fig. Simbol i sakrificës, i flijimit, i therorizimit. Altari i atdheut. Në altarin e lirisë. U flijua në altarin e atdhesisë.
Sin.: therore, flijore, flijimore, blatimore, kushtimore, dhurimtare.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.