Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ALPÁK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Lama pakos) Gjitar barngrënës i familjes së deveve, që jeton në tufa të mëdha në Andet e Amerikës Jugore, me këmbë të gjata e të holla, me qafë të gjatë dhe të hollë, me një kokë të vogël dhe pa gunga, me leshin e gjatë e me mish të shijshëm, lama. Ferma e alpakave. Alpaka e madhe (e vogël). Leshi cilësor i alpakës. Lesh alpake. Pëlhurë alpake. Stof (rroba) alpake.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë