Fjalori
ALOKUAR

ALOKÚAR (i, e) mb., ek. I përcaktuar, i shpërndarë, i ndarë, i bartur, i përdorur, i investuar (për fondet, për mjetet financiare, për burimet etj.). Fond i alokuar për bujqësinë. Burime të alokuara për turizmin e vendit. Shpenzime të alokuara për qëllimcaktuar. Hapësira e alokuar për projektin e ri.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: ALOKOJ
ALOKOJ

ALOK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR ek., kal. Shpërndaj fonde, burime, mjete financiare etj. për qëllimendryshme etj. Alokoj fondet. Alokoj shpenzimet. Alokoj shërbimet. Alokoi kohën e ekipit për detyrat me përparësi. Programi alokoi kujtesën gjatë ngarkimit të skedarëve.
Sin.: shpërndaj, ndaj, bart, zhvendos, caktoj, përcaktoj, përdor.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.