Fjalori
ALLAJ

ALLÁJI ndajf. Afër, përbri. Anija lundronte allaj.
Sin.: bri, përbri, buzë, përbuzë, bri, pranë, ngjitas, aty, atje.

ALLAJ

ALLÁJ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. Regjiment kalorësie.


Rezultate të ngjashme

ALLAJBÉ,~U m. sh. ~JLÉRË, ~JLÉRËT hist. Komandant i një regjimenti kalorësie në ushtrinë otomane; komandant i spahinjve të një vilajeti osman.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ALLÁJK/Ë,~A [HALLÁJK/Ë,~A] f. sh. ~A, ~AT bised. Grua mendjelehtë; grua që bredh kohë e pakohë; bredharake. Allajka e lagjes. Erdhi allajka.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ALLA- fjalëform., bised. Pjesë e parë e fjalëve të prejardhura, me kuptimin: si, ashtu si...; sipas... (p.sh. allafrënga, allaturka etj.).

Shfaq përkufizimin e plotë →

ALLADÍT (ALLADÍS) vep., ~A, ~UR kal. Freskoj flladit. Alladit ambientin. Alladisën dhomën. Alladis foshnjën.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ALLÁH,~U m., fet. 1. Zoti (sipas besimit mysliman).2. përd. pasth. Përdoret për të shprehur ndjenja të ndryshme gëzim, dëshirë, lutje, habi, çudi, frikë. Allah ndihmo nevojtarin! N…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ALLÁQ,~II m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. Zhur, rërë, shtuf me të cilën fërkojmë enët e bakërta para se të kallajisen. Shkoje kusinë në allaq!

Shfaq përkufizimin e plotë →

ALLÁQ,~III m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. Papastërti. Ishte allaq i madh në atë shtëpi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ALLÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Kalë me qime të kuqërremtë në të verdhë. Mbathja e allatit. Troku i allatit. Jelet e kuqe të allatit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ALLÁT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Pelë me qime të kuqërremtë në të verdhë. Allate e hijshme. Allate qimekuqe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ALLÁTK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Erashkë, flladitëse, freskore. Allatkë e zbukuruar me ngjyra. Allatkë japoneze (kineze). Allatkë mëndafshi. Allatkë pëlhure. Allatkë kashte.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.