Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ALKIMÍ,~A f., kim. Shkencë e rreme që synonte të zbulonte të zbulonte të ashtuquajturin “gur filozofik” çudibërës, me anë të së cilit synonte se t’i shndërronte metalet e tjera në ar e në argjend, se do të shëronte sëmundjet, do të ripërtërinte e do të zgjaste jetën etj.; periudha parashkencore e kimisë. Alkimia e natyrës. Alkimia e jetës. Alkimia bimore. Alkimia e shpirtit. Alkimia si art i shndërrimit. Bashkimi i alkimisë me mjekësinë. I dhënë pas alkimisë.
ALKIMÍK,~E mb., kim. Që ka të bëjë me alkiminë, i alkimisë; që nuk ka të bëjë me kiminë e vërtetë shkencore. Teori alkimike. Shenja alkimike. Shndërrim në mënyrë alkimike. Parimet …
Shfaq përkufizimin e plotë →ALKIMÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT kim. Ai që merret me alkiminë. Alkimisti i parë. Alkimist egjiptian. Teknika dhe pajisjet e alkimistëve. Ai është mjek dhe alkimist.
Shfaq përkufizimin e plotë →ALKIMÍST/E,~IA f. sh. ~Ë, ~ËT kim. Ajo që merret me alkiminë. Alkimistja e mesjetës. Praktikat e alkimisteve.
Shfaq përkufizimin e plotë →ALKIMIZÍM,~I m., kim. Shndërrimi i diçkaje në diçka tjetër, në diçka të re, në diçka ndryshe. Alkimizimi i metaleve të zakonshme nga alkimistët mesjetarë. Ai u mor me alkimizim.✱Si…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ALKIMIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. kim., vetv. Shndërrohet, ndryshohet, merr një formë tjetër; një pamje të re merr veçori të reja. 2. pës. e ALKIMIZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →ALKIMIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. kim. Kryej procese alkimike për të shndërroj diçka në diçka tjetër. Alkimizoj gazin në ujë. Alkimisti përpiqej të alkimizonte plumbin në ar.2. f…
Shfaq përkufizimin e plotë →ALKIMIZÚAR (i, e) mb., kim. I kthyer nga një formë ose nga një gjendje në diçka tjetër (në ar, gaz, lëng etj.).✱Sin.: i shndërruar, i ndryshuar, i përftuar, i përzier, sajuar, i t…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë