Fjalori
ALIVANOSEM

ALIVANÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. biefikët. U alivanosa përtokë.
2. pës. e ALIVANÓS. Alivanosem prej tmerrit që shoh. U alivanos nga shqetësimi.
Sin.: ligem, ligështohem, ligësohem, mpakem, vilanosem, zalisem.


Rezultate të ngjashme

ALIVÁN,~I m. Të fikët. Ra alivan. U përplas alivan përtokë. I vjen si alivan.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ALIVANMÁDH,~E mb. 1. Që i bie shpesh alivani. Është alivanmadh.2. Që shtiret si e sëmurë. Grua alivanmadhe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ALIVAN/MÁDH,~MÁDHI m. sh. ~MËDHÉNJ, ~MËDHÉNJTË 1. Ai që vuan nga alivani, që i bie lehtë të fikët, që alivanoset shpesh. 2. fig. Ai që shtiret si i sëmurë. U shtri alivanmadhi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ALIVAN/MÁDHE,~MÁDHJA f. sh. ~MËDHÁ, ~MËDHÁTË 1. Ajo që vuan nga alivani, që i bie lehtë të fikët, që alivanoset shpesh. 2. fig. Ajo që shtiret si e sëmurë. U shtri prapë alivanmadh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ALIVANÓS vep., ~A, ~UR bised., kal. E bëj të alivanoset, e bëj t’i bjerë të fikët. Lajmi e alivanosi nënën. Frika e alivanosi krejt.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ALIVANÓSJ/E,~A f., mjek. Të fikët. Alivanosje në ëndërr. Rrahje deri në alivanosje. Alivanosje e fëmijës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ALIVANÓSUR (i, e) mb. Që i ka rënë të fikët. Ra i alivanosur. Sin.: i mpakur, i ligësuar, i ligështuar, i zalisur, i vilanosur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.