Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ALFABETÍZ/ËM,~MI m. 1. Aftësia për të kuptuar dhe përdorur shenjat që përbëjnë shkronjat; njohja e të lexuarit dhe të shkruarit; kund. analfabetizëm. Koncepti i alfabetizmit. Programi i alfabetizmit.
2. Marrje dije fillestare në fusha të ndryshme; mësimnxënie, arsimim, aftësim. Alfabetizmi digjital. Alfabetizëm mediatik.
✱Sin.: mësim, mësimnxënie, arsimim, aftësim.
ALFABÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Tërësia e shkronjave të një gjuhe, të radhitura sipas një rendi të caktuar. Alfabeti i gjuhës shqipe. Alfabeti latin (grek). Shkronjat e alfabetit. Ren…
Shfaq përkufizimin e plotë →ALFABETÁR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me alfabetin, që i përket alfabetit, i alfabetit, alfabetor. Mësim alfabetar. Mësuese alfabetare. Tekst alfabetar. Nivel alfabetar.2. Që i përket …
Shfaq përkufizimin e plotë →ALFABETÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Listë sipas rendit alfabetik, alfabetor. Alfabetar emrash. Shënime sipas alfabetarit. Alfabetar fjalësh. Alfabetar nocionesh (kuptimesh). 2. Ai që ës…
Shfaq përkufizimin e plotë →ALFABETÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që është fillestare në lexim dhe shkrim. 2. fig. Fillestare në një fushë a në një veprimtari.
Shfaq përkufizimin e plotë →ALFABETÍK,~E mb. I renditur sipas radhës së shkronjave të alfabetit; që ka të bëjë me alfabetin; alfabetar. Renditje alfabetike. Tregues (skedar) alfabetik. Grupim alfabetik. Sipas…
Shfaq përkufizimin e plotë →ALFABETIZÍM,~I m., libr. 1. Veprim kur alfabetizoj ose kur alfabetizohet diçka.2. Krijim i një alfabeti për gjuhët që ende nuk janë përcaktuar fonetikisht dhe fonematikisht. Alfabe…
Shfaq përkufizimin e plotë →ALFABETIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. I mësoj nxënësit e klasës së parë të lexojë e të shkruajë në gjuhën amtare, arsimoj (dikë të rritur) përmes shkrim-leximit; mësoj a ars…
Shfaq përkufizimin e plotë →ALFABETIZÚAR (i, e) mb. I renditur sipas alfabetit, që është bërë sipas alfabetit; alfabetik. Listë e alfabetizuar. Fjalor i alfabetizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →ALFABETÓR,~E mb., libr. Që ka të bëjë me alfabetin, që i përket alfabetit, i alfabetit; alfabetik. Çështja alfabetore. Shkrimet alfabetore.
Shfaq përkufizimin e plotë →ALFABETÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET libr. Abetare, alfabetar. Alfabetore e Gjuhës Shqipe. Alfabetore e Dhaskal Todhrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë