Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ALEGORÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. let. Shprehje e ideve dhe e mendimeve në një vepër artistike tërthorazi, nëpërmjet figurave të gjalla e konkrete; metaforë e gjatë; vepër artistike e ndërtuar me figura të tilla. Përdor alegorinë. Alegoria komike. Alegoria e personazheve. Gjeneza e alegorisë.
2. Fjalë ose shprehje, prapa të cilave fshihet një domethënie tjetër, shprehje e tërthortë. Me gjuhën e alegorisë. Flet me alegori. Alegoria e kujtesës. Alegoria politike. Të kuptuarit e alegorisë. Alegori filozofike. Alegori politike.
3. stil. Figurë stilistike që shfrytëzohet në letërsi, në artet pamore dhe në muzikë. Alegoria në arte. Alegoria e pikturës.
ALEGORÍK,~E mb., let. Që përmban një alegori, që është ndërtuar si alegori; që ka kuptim tjetër të fshehur ose simbolik. Figurë (vepër) alegorike. Shprehje (gjuhë) alegorike. Eleme…
Shfaq përkufizimin e plotë →ALEGORIKÍSHT ndajf., stil. Me alegori, në mënyrë të figurshme, jo të drejtpërdrejtë, tërthorazi. Flas alegorisht. Shkruan alegorisht. Kritikon alegorisht. ✱Sin.: figurshëm, simboli…
Shfaq përkufizimin e plotë →ALEGORÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që flet e shkruan me alegori, tërthorazi a figurshëm; ai që përdor alegorinë. Alegorist mbresëlënës.
Shfaq përkufizimin e plotë →ALEGORÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që flet e shkruan me alegori, tërthorazi a figurshëm; që e përdor alegorinë. Alegoriste e talentuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →ALEGORIZÍM,~I m. Paraqitje e një ideje në formë alegorie, alegori, të shprehurit e figurshëm (me gojë e me shkrim), ligjërim jo i drejtpërdrejtë, i tërthortë; figurshmëri. Alegoriz…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ALEGORIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Paraqitet në formë alegorike, shprehet përmes alegorisë, figurativizohet. Alegorizohet gjuha (shprehja, ligjërimi). Alegor…
Shfaq përkufizimin e plotë →ALEGORIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Flas ose shkruaj në mënyrë të figurshme, jo të drejtpërdrejtë, të tërthortë; bëj alegori; shpreh me alegori një ide, një mesazh ose një realitet, …
Shfaq përkufizimin e plotë →ALEGORIZÚAR (i, e) mb. I shprehur në mënyrë alegorike, i metaforizuar, jo i drejtpërdrejtë, i tërthortë. Kuptim i alegorizuar. Shprehje e alegorizuar.✱Sin.: i figurshëm, i figurati…
Shfaq përkufizimin e plotë →ALEGORIZÚES,~E mb. Që ka karakter alegorik; që shpreh një ide, një mendim etj. në mënyrë të tërthortë e të figurshëm, i metaforizuar. Tekst alegorizues. Vepër alegorizuese. Me ton…
Shfaq përkufizimin e plotë →ALEGORIZÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që përdor alegorinë ose që paraqet diçka në formë alegorike. Shquhet si alegorizues mjeshtëror. Ai është alegorizues i njëmendësisë sonë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë