Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ALBANOLOGJÍ,~A f. Fushë e shkencës që merret me studimin e historisë së shqiptarëve, të gjuhës shqipe, të letërsisë e të kulturës shqiptare; tërësia e studimeve që bëhen në këtë fushë. Sektori i albanologjisë. Fondi i albanologjisë. Në fushën (në lëmin) e albanologjisë. Zhvillimi i albanologjisë.
ALBANOFÍL,~E mb. Që do dhe që adhuron shqiptarët e Shqipërinë dhe gjithçka që ka të bëjë me ta; që përkrah shqiptarët dhe gjithçka që ka të bëjë me ta (gjuhën, kulturën, historinë …
Shfaq përkufizimin e plotë →ALBANOFÍL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që do dhe adhuron shqiptarët dhe Shqipërinë dhe gjithçka që ka të bëjë me ta; adhurues (mik, dashamirës) i shqiptarëve; shqiptarodashës. Albanofil i …
Shfaq përkufizimin e plotë →ALBANOFÍL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që do dhe adhuron shqiptarët dhe Shqipërinë dhe gjithçka që ka të bëjë me ta; adhuruese (mike, dashamirëse) e shqiptarëve; shqiptarodashëse. Alba…
Shfaq përkufizimin e plotë →ALBANOFILÍ,~A f. Adhurim e nderimit i shprehur ndaj gjuhës shqipe, ndaj kulturës shqiptare, ndaj letërsisë shqipe, ndaj historisë shqiptare dhe ndaj popullit shqiptar nga dikush jo…
Shfaq përkufizimin e plotë →ALBANOFÓB,~E mb. Që nuk i do shqiptarët dhe atdheun e tyre; që urren shqiptarët dhe gjithçka që ka të bëjë me ta, urrejtës i shqiptarëve; shqiptarofob. Armiqësi albanofobe. Qëndrim…
Shfaq përkufizimin e plotë →ALBANOFÓB,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që i urren shqiptarët; ai që nuk i do shqiptarët dhe atdheun e tyre; shqiptarofob. Është albanofob i madh.
Shfaq përkufizimin e plotë →ALBANOFÓB/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i urren shqiptarët; ajo që nuk i do shqiptarët dhe atdheun e tyre; shqiptarofobe. Në shkrimet e saj shquhet si albanofobe.
Shfaq përkufizimin e plotë →ALBANOFOBÍ,~A f. Të qenët albanofob, shqiptarofobi. Albanofobia si dukuri sot. Shfaq albanofobi.
Shfaq përkufizimin e plotë →ALBANOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Studiues në fushën e albanologjisë. Albanolog i çmuar. Intervistë me albanologun e shquar. Albanologë shqiptarë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ALBANOLÓG,~E mb. Që merret me studime në fushën e albanologjisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë