Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ALBANISTÍK/Ë,~A f., gjuh. Dija mbi gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, albanologji. Merret me albanistikë. Albanistika gjermane (angleze, frënge, italiane etj.). Katedra e albanistikës. Literatura për albanistikën. Konferenca mblodhi disa studiues të shquar të albanistikës.
ALBANÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Studiues i huaj i albanologjisë; albanolog. Albanist i shquar në fushën e etimologjisë. Albanist austriak.
Shfaq përkufizimin e plotë →ALBANÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Studiuese e huaj e albanologjisë; albanologe. U ftua edhe një albaniste e njohur. Teza ilire e albanistes frënge.
Shfaq përkufizimin e plotë →ALBANISTÍK,~E mb., gjuh. Që ka të bëjë me studimet albanistike, që i përket albanistikës, i albanistikës. Studimet albanistike.
Shfaq përkufizimin e plotë →ALBANÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT gjuh. Fjalë a shprehje me prejardhje shqipe e njohur edhe në gjuhë të huaja. Albanizmat si nocion. Albanizmat në gjuhët fqinje. Albanizmat në rumani…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë