Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÁLB/ËR,~RAI f. sh. ~RA, ~RAT Ashkël e hollë, cifël e hollë druri. Albër sëpate (brisku, çakie). Albra zdrukthi. Albra të thata. Albër lisi (pishe, ahu etj.). Mbledh albra. Ndez zjarrin me albra. Trembet nga një albër trembet nga një punë a nga një vështirësi fare e vogël.
✱Sin.: ashkël, cifël, almishtë, bujashkë, gdhendël, zdrugulinë.
ÁLB/ËR,~RAII f. sh. ~RA, ~RAT 1. Lapër, copë lëkure e shqitur. Iu ngrit një albër në dorë. Albër gishti.
2. Cipa e hollë që mbështjell frytin, embrionin, fetusin e gruas ose pjellën e kafshës, këmisha që mbështjell frytin.
3. fig. Grua a vajzë thatake.
✱Sin.: lapë, lapër, leskër, lëvore, lëkurë, kore, thatanike, thataqe, an, placentë, mitër.
ALBËRÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vendi ku zakonisht çahen drutë me sëpatë dhe ku bien e mblidhen vazhdimisht albra. Albërishta prapa shtëpisë. 2. Grumbull albrash në një shesh a në…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÁLB/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lloj veshjeje e bardhë, e gjatë, që mbanin romakët e vjetër (burrat e gratë); tunikë. Alba romake.2. fet. Veshje e bardhë e gjatë, që arrin deri te kyçet…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë