Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ALARM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Jap alarmin për një rrezik; paralajmëroj për një rrezik a ndonjë ngjarje të papritur që kërkon ndërhyrje të menjëhershme; lajmëroj me alarm. Alarmoj për rrezikun e përmbytjes. Alarmova gjithë lagjen. I alarmoi në mëngjes herët. Alarmuam zjarrfikësit. Alarmova për stuhinë e paralajmëruar.
2. E shqetësoj tepër dikë, i fut frikën me lajme të këqija; frikësoj, tremb dikë; shkaktoj ndjenjë frike ose shqetësimi, shkaktoj panik. Alarmoi gjithë familjen. Alarmova edhe fqinjët.
3. E bëj problem shqetësues edhe për të tjerët, e bëj alarm. E alarmoi policinë. Alarmoi qytetarët.
✱Sin.: paralajmëroj, lajmëroj, shqetësoj, frikësoj, tremb.
►ALARM/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Shqetësohem së tepërmi, frikësohem shumë për diçka që ndodh ose që mund a pritet të ndodhë, më prishet gjaku; vihem në alarm për të para…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë