Fjalori
ALANITEM

ALANÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Habitem, çuditem, mbetem gojë hapur. Alanitem nga bukuria. Alanitem nga çka shoh.
2. vetv. Frikësohem, trembem; mekemqari, këputem duke qarë. U alanita kur e ngiste ajo e tokës. U alanita nga vaji. Alanitem nga lodhja.
3. pës. e ALANÍT.


Rezultate të ngjashme

ALANÍT vep., ~A, ~UR kal., edhe jokal. 1. Habit, çudit; habitem, çuditem. Më alaniti kur e pashë. Alanita nga ajo që pashë. 2. Frikësoj, e tremb; e bëj të qajë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ALANÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur alanit ose kur alanitem.2. Gjendja kur alanit ose kur alanitem.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ALANÍTUR (i, u) mb. I habitur, i çuditur, i befasuar; i frikësuar së tepërmi. Mbeta e alanitur prej tmerrit. Fëmijë i alanitur. Të gjithë në sallë ishin të alanitur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.