Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AKUPUNKTÚR/Ë,~A f., mjek. Mënyrë mjekimi, që zbatohet duke shpuar me gjilpëra të posaçme të sëmurin në pjesë të ndryshme të trupit, shpim me gjilpërë. Ndikimi i akupunkturës. Reagim ndaj akupunkturës. Terapia me akupunkturë. Parimet e akupunkturës. Procesi i akupunkturës. Pikat e akupunkturës. Mjetet e akupunkturës. Bëj akupunkturë. Përfitimet nga akupunktura.
AKUPUNKTURÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Ai që merret me akupunkturën; ai që shfrytëzon akupunkturën; ai që shëron me akupunkturë. Akupunkturist i licencuar. Akupunkturist kinez.
Shfaq përkufizimin e plotë →AKUPUNKTURÍST,~E mb., mjek. Që ka të bëjë me akupunkturën; që i përket akupunkturës; i akupunkturës. Mjek akupunkturist.
Shfaq përkufizimin e plotë →AKUPUNKTURÍST/E,~IA f. sh. ~E, ~ET mjek. Ajo që merret me akupunkturën; ajo që shfrytëzon akupunkturën; ajo që shëron me akupunkturë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë