Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AKUMULATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fiz. Aparat i posaçëm me pllakëza plumbi të zhytura në një lëng me acid sulfurik, që shërben për grumbullimin dhe për ruajtjen e energjisë elektrike, grumbullues dhe ruajtës energjie. Akumulator elektrik. Akumulatorë makinash. Bateri akumulatorësh. Acid akumulatorësh. Ngarkoj akumulatorin.
✱Sin.: gjenerator, shndërrues.
AKUMULÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur akumuloj ose kur akumulohet.2. Grumbullim; mbledhje. Akumulimi i energjisë. Akumulimi i njohurive. Burim akumulimi. Akumulim uji në …
Shfaq përkufizimin e plotë →►AKUMUL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR libr., vet. v. III 1. vetv. Grumbullohet pjesë-pjesë, shtohet pak e nga pak. Akumulohet energji pozitive. Akumulohet mllefi.2. pës. e AKUMULÓJ. …
Shfaq përkufizimin e plotë →AKUMUL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. libr. Grumbulloj pjesë-pjesë në një sasi, shtoj pak e nga pak në një vend; mbledh e vë mënjanë diçka, për ta përdorur më vonë. Akumulon energji e…
Shfaq përkufizimin e plotë →AKUMULÚAR (i, e) mb. Që është grumbulluar ose përqendruar në një vend; i mbledhur, i shumuar, i shtuar, i rritur. Fitim i akumuluar. Energjia ngrohëse e akumuluar. Stres i akumulua…
Shfaq përkufizimin e plotë →AKUMULÚES,~I m. sh. ~, ~IT Akumulator, aparat (mjet, pajisje) për grumbullimin e energjisë elektrike; grumbullues, mbledhës.✱Sin.: grumbullues, mbledhës, mbushës, akumulator.
Shfaq përkufizimin e plotë →AKUMULÚES,~E mb. Që mund të grumbullojë diçka; mbledhës; akumulator. Aparat akumulues. Energji akumuluese.✱Sin.: grumbullues, mbledhës, mbushës, akumulator.
Shfaq përkufizimin e plotë →AKUMULÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të akumulohet. Pus i akumulueshëm. Bateri e akumulueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë