Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AKULLS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Akulloj.
AKULLSHÍTËS,~E mb. Që shet akull. Shitore (magazinë) akullshitëse. Fëmijë akullshitës.
Shfaq përkufizimin e plotë →AKULLSHÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT Shitës akulli.
Shfaq përkufizimin e plotë →AKULLSHÍTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Shitëse akulli.
Shfaq përkufizimin e plotë →AKULLSÍ,~A f., libr. Të qenët shumë i ftohtë, si akull; ftohtësi e madhe. Akullsia e zemrës. Akullsia e shpellave. Vitin që shkoi na zuri akullsia.
Shfaq përkufizimin e plotë →AKULLSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur akullsoj dhe kur akullsohem.2. Akullsi.
Shfaq përkufizimin e plotë →AKULLSÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Brymë e rëndë. Natën kishte rënë akullsinë. E kishte mbuluar akullsina.2. fig. Qëndrim i ftohtë, i akullt; mospërfillje. Ndaj tij u bë akullsinë.3. …
Shfaq përkufizimin e plotë →AKULLSÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Akullimë.
Shfaq përkufizimin e plotë →AKULLSÍSHT ndajf. Ftohtësisht, ftohtë. Më foli akullsisht. U soll akullsisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →►AKULLS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Akullohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →AKULLSÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Rrasë akulli. 2. Qumësht i akulluar e i sheqerosur; akullore.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë