Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AKTINOMIKÓZ/Ë,~A f., mjek. Sëmundje ngjitëse kronike që shkaktohet nga aktinomicetet dhe që prek lopët, derrat e më rrallë njerëzit. U diagnostikua me aktinomikozë. Përhapja e antinomikozës. Trajtimi i antinomikozës. Aktinomikoza e kraharorit. Aktinomikoza abdominale. Aktinomikoza cerebrale.
AKTINOGRÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fiz. Instrument për matjen e fuqisë së veprimit kimik të një burimi të dritës; instrument që regjistron ndryshimet e fuqisë së energjisë së rrezeve die…
Shfaq përkufizimin e plotë →AKTINOGRAFÍ,~A f., fiz. Ekzaminim me aktinograf.
Shfaq përkufizimin e plotë →AKTINOMETRÍ,~A f., fiz. 1. Degë e fizikës dhe e meteorologjisë, që studion forcën e energjisë së Diellit në atmosferë, ligjësitë e përthithjes së rrezatimit në të dhe që merret me …
Shfaq përkufizimin e plotë →AKTINOMETRÍK,~E mb., fiz. Që ka të bëjë me aktinometrinë, që i përket aktinometrisë i aktinometrisë. Matjet aktinometrike. Instrument aktinometrik. Objekt aktinometrik.
Shfaq përkufizimin e plotë →AKTINOMÉT/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT fiz., meteor. Aktinograf. Përparësitë e aktinometrit. Matjet me aktinometër.
Shfaq përkufizimin e plotë →AKTINOMICÉTE,~T f., biol. Lloj mikroorganizmash bakterial fijezorë, që shkaktojnë aktinomykozën dhe që përdoren për prodhimin e antibiotikëve natyrorë (si streptomicina, eritromici…
Shfaq përkufizimin e plotë →AKTINOMÓRF,~E mb., bot. Që i petlat e nënpetlat shumë simetrike (për lulet); që i ka lulet në formë zemre, shumë të rregullta, me madhësi të njëjtë, me pjesët simetrike (për bimët)…
Shfaq përkufizimin e plotë →AKTINÓN,~I m., kim. Gaz radioaktiv shumë helmues (simboli Ac). Përdorimi i aktinonit kërkon masa sigurie.
Shfaq përkufizimin e plotë →AKTINOTERAPÍ,~A f., mjek. Mjekim a trajtim i përparuar mjekësor që shfrytëzon rrezet e dritës ose rrezatime të tjera elektromagnetike (si rrezet ultravjollcë, infra të kuqe, ose rr…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë