Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AKTGJYKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. 1. Vendimi gjyqësor për zgjidhjen e një çështjeje të caktuar penale, që ka formë të prerë e fuqi ligjore e detyruese për të gjitha palët.
2. Dokument zyrtar, që përmban vendimin e dhënë nga gjyqi, akt i gjykimit; vendim gjyqi. Shpall aktgjykimin. Arriti aktgjykimi. Aktgjykim vërtetues. Aktgjykim detyrues. Aktgjykim dënues. Aktgjykim fajësues. Aktgjykim lirues. Aktgjykim formal. Aktgjykim penal. Aktgjykim në mungesë. Aktgjykim i plotë. Aktgjykim i ankimuar. Aktgjykim përfundimtar. Ekzekutim i aktgjykimit. Aktgjykim mediatik. Mora aktgjykimin.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë