Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AKROBÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT sport. 1. Gjimnast i aftë, i shkathët, i zhdërvjelltë, që kryen veprime ose ushtrime të vështira, të rrezikshme, të ndërlikuara, të cilat kërkojnë forcë dhe guxim të veçantë. Akrobatët e cirkut. Rrethi i akrobatëve. Trup akrobati.
2. fig., keq. Ai që i kapërcen vështirësitë me dredhi e me shkathtësi, pa iu përmbajtur një parimi të qëndrueshëm e duke iu larguar thelbit të çështjes (zakonisht në veprimtarinë politike); pehlivan. Akrobatët e politikës. Politikan akrobat.
✱Sin.: pehlivan, dinak, dredharak, dhelparak, mashtrues.
AKROBÁT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET sport. 1. Gjimnaste e shkathët, e aftë, e zhdërvjelltë, që kryen veprime ose ushtrime të vështira, të rrezikshme të ndërlikuara, të cilat kërkojnë forc…
Shfaq përkufizimin e plotë →AKROBATÍK,~E mb., sport. 1. Që ka të bëjë me akrobacinë ose me akrobatin, që i përket akrobacisë ose akrobatit, i akrobacisë ose i akrobatit; që është veti e akrobatit, që është i …
Shfaq përkufizimin e plotë →AKROBATIKÍSHT ndajf. 1. sport. Në mënyrë akrobatike, me elemente akrobatike. Aftësitë i dëshmoi akrobatikisht.2. fig. Në mënyrë dinake, dredharake. U soll akrobatikisht.✱Sin.: dred…
Shfaq përkufizimin e plotë →AKROBATÍK/Ë,~A f., sport. Tërësia e lëvizjeve trupore që realizohen me shkallë të lartë koordinimi motorik, me aftësi e shkathtësi, me forcë, me guxim si dhe me stërvitje të jashtë…
Shfaq përkufizimin e plotë →AKROBATÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT sport. Akrobaci, arti dhe shkathtësia e lëvizjeve dhe e ushtrimeve të vështira dhe të ndërlikuara, që kërkojnë forcë, shkathtësi, drejtpeshim dhe …
Shfaq përkufizimin e plotë →AKROBACÍ,~A f. sh. ~, ~TË sport. 1. Ushtrim gjimnastikor i vështirë, i ndërlikuar dhe me figura, që kërkon shkathtësi të veçantë, aftësi të lartë teknike, elasticitet, drejtpeshim,…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë