Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AKROBACÍ,~A f. sh. ~, ~TË sport. 1. Ushtrim gjimnastikor i vështirë, i ndërlikuar dhe me figura, që kërkon shkathtësi të veçantë, aftësi të lartë teknike, elasticitet, drejtpeshim, fuqi trupore dhe guxim. Akrobaci gjimnastike. Akrobaci në litar (në vegla). Akrobaci ajrore (tokësore). Akrobaci me aeroplan. Akrobaci drejtpeshimi. Gara të akrobacisë. Bëj akrobaci.
2. vet. nj. Lloj i gjimnastikës ose i artit të cirkut, në shfaqjet artistike, në filma, që përfshin ushtrime trupore shkathtësie, kryesisht me vegla, veprime me rrezikshmëri; arti i akrobatit, mjeshtëria për të bërë këto ushtrime; shfaqje gjimnastikore. Ushtrime akrobacie. Akrobaci ajrore (tokësore). Merrem me akrobaci. Më pëlqen akrobacia.
3. sh. edhe ~RA, ~RAT fig., keq. Veprim i shkathët e dredharak, që synon të mashtrojë dikë, duke e mbuluar a duke kapërcyer thelbin e çështjes; pehlivanllëk. Akrobacira politike (filozofike). Akrobacirat gjuhësore. Akrobacira dinake.
✱Sin.: pehlivanllëk, dinakëri, dredhi.
AKROBÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT sport. 1. Gjimnast i aftë, i shkathët, i zhdërvjelltë, që kryen veprime ose ushtrime të vështira, të rrezikshme, të ndërlikuara, të cilat kërkojnë forcë d…
Shfaq përkufizimin e plotë →AKROBÁT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET sport. 1. Gjimnaste e shkathët, e aftë, e zhdërvjelltë, që kryen veprime ose ushtrime të vështira, të rrezikshme të ndërlikuara, të cilat kërkojnë forc…
Shfaq përkufizimin e plotë →AKROBATÍK,~E mb., sport. 1. Që ka të bëjë me akrobacinë ose me akrobatin, që i përket akrobacisë ose akrobatit, i akrobacisë ose i akrobatit; që është veti e akrobatit, që është i …
Shfaq përkufizimin e plotë →AKROBATIKÍSHT ndajf. 1. sport. Në mënyrë akrobatike, me elemente akrobatike. Aftësitë i dëshmoi akrobatikisht.2. fig. Në mënyrë dinake, dredharake. U soll akrobatikisht.✱Sin.: dred…
Shfaq përkufizimin e plotë →AKROBATÍK/Ë,~A f., sport. Tërësia e lëvizjeve trupore që realizohen me shkallë të lartë koordinimi motorik, me aftësi e shkathtësi, me forcë, me guxim si dhe me stërvitje të jashtë…
Shfaq përkufizimin e plotë →AKROBATÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT sport. Akrobaci, arti dhe shkathtësia e lëvizjeve dhe e ushtrimeve të vështira dhe të ndërlikuara, që kërkojnë forcë, shkathtësi, drejtpeshim dhe …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë